Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kryeprokurori serb: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi, në poste të larta në Serbi; ja provat tona për Thaçin e Çekun

by te Sheshi
17/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kryeprokurori serb: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi, në poste të larta në Serbi; ja provat tona për Thaçin e Çekun

0106foto FoNet Dragan AntonicNN_ocp_w380_h300Vladimir Vukçeviç, prokurori për krime lufte i Serbisë, deklaroi sot se autorët e vrasjes së vëllezërve Bytyçi në vitin 1999 janë me pozicione të larta shtetërore.

Mehmet Bytyçi (21vjeç), Agron Bytyçi(23 vjeç) dhe Ylli Bytyçi(25 vjeç) ishin ushtarë të UÇK-së dhe u vranë në pabesi nga forcat serbe më 9 korrik të vitit 1999 kur Lufta e Kosovës kishte përfunduar dhe ishte firmosur Marrëveshja e Kumanovës.

Ata janë qëlluar pranë kufirit me Serbinë ndërsa po ndihmonin një familje rome të largohen. Vëllezërit Bytyçi ishin qytetarë të SHBA dhe Uashingtoni gjithmonë i ka kërkuar Beogradit dënimin e vrasësve dhe ka kushtezuar marrëdhënien mes dy vendeve.

Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, kryeprokurori Vukçeviç tha se  zbardhja e ngjarjes është bllokuar për 15 vjet me radhë nga autoritetet më të larta, pasi autorët mbajnë poste majft të rëndësishme. Prokurori nuk bëri të ditur se kur do të arrestohen fajtorët.

Kryeministri tha kohët e fundit se vetëm çështja e vrasjes së vëllezërve Bytyçi pengon marrëdhëniet mers Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. A ka ndonjë progres në hetimet e kësaj ngjarjeje?

Ka progres, por nuk mund të them shumë pasi nuk dua të pengoj hetimin. Unë mund të them vetëm se kryeministri Vuçiç duhet të mobilizojë të gjitha ministritë relevante, organizatat dhe individët të cilët mund të ndihmojnë Prokurorinë për Krime Lufte dhe Ministrinë e Brendshme për të zgjidhur këtë krim dramatik.

Cilat ishin arsyet kryesore për bllokimin e hetimeve?

Vrasja e vëllezërve Bytyçi ishte një krim shtetëror dhe shumë nga të dyshuarit janë ende në një pozicione shumë të rëndësishme në vend, ose edhe jashtë. Ai ishte një krim i pamëshirshëm  pasi është kryer si një vazhdimi i luftës me NATO-n, gjë që në fakt është e papranueshme për një vend të civilizuar. Ka pasur shumë probleme, pengim të hetimeve dhe prishje të provave nga disa njerëz me pushtet.

Por për këtë krim shtetëror, sot  institucionet e shtetit janë të vendosur për ta zgjidhur. Dhe askush nuk është më i fortë se shteti.

Kryeministri tha se ai pret që rezultatet do të vijnë, kur ai shkoi të vizitojë Shtetet e Bashkuara. Cili është vlerësimi juaj?

Unë jam i sigurt se ne do ta zgjidhim. Është detyrimi ynë si shtet ligjor dhe i civilizuar. Ne të gjithë përpiqemi për ta bërë atë sa më shpejt të jetë e mundur, por ka kaluar shumë kohë  dhe nuk është e thjeshtë.

Prokurori amerikan Schwendiman pritet që së shpejti të emërohet si kryeprokuror për krime lufte në Kosovë. A pritet që t’ju ndihmojë më shumë për këtë duke ju dhënë ndonjë provë apo dëshmi?

Ne kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ekipin parardhës së taskforcës së BE-së, dhe sot ne kemi bashkëpunim të mirë me njerëzit e Schwendimanit, të cilët vazhdojnë këtë punë. Zgjedhja e tij është një mbështetje e mirë në përpjekjet e Prorkurorisë për Krime që ishte dedikuar për këtë temë që nga viti 2007 dhe në sajë të përpjekjeve tona dhe këmbënguljes që kemi treguar për ngjarjet e tmerrshme që ndodhën pas marrëveshjes së Kumanovës, ka pasur një raport nga Dick Marty, dhe tani arritën që të ngrihet Gjykata Speciale për UÇK-në.

Schwendiman është një profesionist dhe këtë e njoh nga koha kur ai ishte i pari në mesin e prokurorëve ndërkombëtarë në Bosnjë-Hercegovinë.

A do t’i çoni provat për Hashim Thaçin dhe Agim Çekun në Prokurorinë që drejtohet nga amerikani Schwendiman?

Ne kemi pasur bashkëpunim të plotë me ekipin e tyre, por nuk dua të spekuloj me emrat.

A keni shqyrtuar të ashtuquajturat urdhër arreste të luftës pra për të pastruar nga databaze urdhëarrestet për persona që tani janë qytetarë të lirë?

Me aq sa di unë, Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në zgjidhjen e këtij problemi. Shumë gjykime janë bërë në mungesë ndaj të cilave ishte lëshuar urdhër. Ka objekte të shumta në natyrë që në nivel rajonal duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjeve për transferimin e provave. Megjithatë, një marrëveshje e tillë që ne kemi me EULEX-in [përbën problem të pazgjidhur.

Si e vlerësoni iniciativën e Kryeministrit në ditën e kujtimit të të gjithë viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi?

Unë mendoj se është një iniciativë humane që vjen në kohën e duhur. Lajmet që kanë mbushur kohët e fundit mediat ndërkombëtare si përvjetori i tragjedisë së Srebrenicës mori një përgjigje me iniciativë konkrete nga Vuçiç, i cili u përqëndrua në viktimat jo ndaj “autorëve”, të cilët janë gjithmonë dhe në çdo vend të  “kontestuar”. Ky propozim është gjithashtu një mesazh politik për uljen e tensioneve, duke pasur parasysh se fqinjëve iu është shtruar dora e pajtimit që është bazë për zbutjen e marrëdhënieve të jashtme në rajon. Bashkëpunimi rajonal nuk është i mundur pa marrëveshje politike dhe pajtimi, ndaj Vuçiç ka bërë atë që duhet.

Fakti është që të gjithë po e përkrahim këtë nismë dhe ajo është tashmë në axhendën e forumeve botërore.  efuzimi i Thaçit ka qenë krejtësisht e qartë, pasi ai është në një situatë të vështirë politike në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në./tesheshi.com/

Përgatiti: Y.P

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Heroi i madrilienëve nëshkruan përjetësinë me Real Madridin

Heroi i madrilienëve nëshkruan përjetësinë me Real Madridin

Edhe serbët kërkojnë gardh kundër emigrantëve që hyjnë nga Maqedonia

Edhe serbët kërkojnë gardh kundër emigrantëve që hyjnë nga Maqedonia

Egjipt, ligji i ri kundër terrorizmit, dënime të shpejta si në kohë lufte

Egjipt, ligji i ri kundër terrorizmit, dënime të shpejta si në kohë lufte

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni