Romano Prodi, ish-kryeministri italian që i ra fati të merrej dhe me krizën e vitit 1997 në Shqipëri, është present në Tiranë në kuadër të 20-vjetorit të misionit “Alba”.
Ai është takuar me Presidentin Meta, ku siç bën me dije ky i fundit ka propozuar diçka mjaft interesante, pa e sqaruar konkretisht se për ç’është fjala
“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë. I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”, shkruhet në Facebook-un zyrtar të kreut të shtetit. Dhe siç vërehet, nuk jepen detaje se për ç’simbol është fjala. /tesheshi.com/