Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit institucionet e drejtuara nga kjo parti janë kthyer në llum. Rama përmendi këngëtarët që janë punësuar në administratë, duke u regjistruar si gardianë burgjesh apo punonjës hipotekash.
Por në reagimin e saj, Kryemadhi shprehet se më mirë të punësohen këngëtarë, se kriminelë.
“Kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për t’i pasur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta pasur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge që po drogojnë fëmijët e Shqipërisë. Eshtë më e ndershme të kesh një të papunë ta kesh shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët, por Shqipërinë jo”, u shpreh Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Pogradec. /tesheshi.com/