Erjon Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, është përgjigjur sot presidenti Nishani, po me një konferecë të gjatë për shtyp, pas së djeshmes në Presidencë nga ana e kreut të shtetit. Edhe njëherë, Veliaj ka akuzuar Nishanin se nuk mbron interesin publik, por atë të politik të partisë prej nga ka ardhur. Veliaj e ka quajtur atë një president të dështuar që sipas tij kurrë nuk arriti të ngrihet mbi palët e të jetë shprehës i unitetit kombëtar më qëndrimet e veta.
Veliaj renditi një serë pyetjesh në adresë të Presidentit, që sipas duhej të shprehej, nëse vërtet shqetësohej për çështjet e mjedisit.
Sakaq, ai akuzoi kreun e shtetit se po angazhon strukturat e drejtesisë që ka nën kontroll, por dhe institucione si KLSH-ja, që të godasin në çdo rast punët e bashkisë.
Sa për protestën para Gjykatës Administrative, Veliaj jo vetëm që e mbrojti atë si gjest, por tha se do të ndërmarrë edhe të tjera të ngjashme së bashku me qytetarët sa herë të jetë nevoja, kur siç tha, sheh çdo ditë padrejtësi nga gjykatat, sidomos në çështje prone. /tesheshi.com/