Gjykata e Fierit ka çliruar nga të gjitha akuzat kryebashkiakun Baftjar Zeqo, në seancën e zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje.
Zeqo akuzohej për shpërdorim detyre, por gjykata i ka cilësuar të pamjaftueshme provat e prokurorisë.
Nga ana e saj, pala e akuzës kishte kërkuar dënimin me dy vjet burg për qytetarin e parë të Fierit.