Më poshtë po ju paraqesim listën e sulmeve më të tmerrshme me bomba në Turqi që prej vitit 1982:
7 gusht, 1982: Shpërthimi i një bombë në aeroportin Esenboğa në Ankara, e shoqëruar me një betejë të vërtetë të shtënash la 11 të vdekur dhe 63 të lënduar. Sulmi u mor përsipër nga Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë (ASALA).
6 shtator, 1986: Dy kamikazë vranë 22 vetë në sinagogën Neve Shalom në Stamboll. Sulmi u mor përsipër nga “Xhihadi Islamik”.
25 dhjetor, 1991: Eksplozivë dhe bomba u hodhën në qendrën tregëtare “Çetinkaya” në Stamboll nga militantë të grupit terrorist Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), duke vrarë 17 vetë e duke plagosur 23 të tjerë.
13 mars, 1999: 12 vetë vdesin në një sulm me bombë në qendrën tregëtare “Mavi Çarşı” (Pazari blu) në Stamboll. Sulmi u mor përsipër nga PKK-ja, por më pas grupi militant e mohoi.
15 dhe 20 nëntor, 2003: Katër sulme me makina bombë goditën dy sinangoga, konsullatën britanike dhe një degë të bankës multinacionale britanike HSBC, duke lënë 63 të vdekur, përfshirë konsullin britanik Roger Short, dhe shumë të lënduar. Sulmi u mor përsipër nga Al-Kaeda dhe grupi ekstremist turk, i quajtur “Fronti Islamik i Sulmuesve dhe Orientit të Madh”.
12 shtator, 2006: 10 vetë, përfshirë shtatë fëmijë, vriten në një shpërthim të fuqishëm në Diyarbakır, qyteti më i madh në jug-lindje të Turqisë. Ndërkohë PKK-ja e pati mohuar të jetë e përshirë në sulm.
27 korrik, 2008: dy bomba në Stamboll lënë 17 të vdekur dhe 115 të lënduar në një sulm të kryer nga PKK-ja.
11 shkurt, 2013: 17 vetë vriten kur një minibus sirian shpërthen rreth 40 metra nga zona tampon të Cilvegözü, në kufirin me Sirinë në qytetin turk Reyhanlı.
11 maj, 2013: dy makina bombë vrasin 52 vetë në Reyhanlı. Ankaraja fajëson për sulmin grupet pro Damaskut.
20 korrik, 2015: 34 vetë vriten dhe rreth 100 të tjerë plagosen në një sulm vetëvrasës në rajonin e Suruçit në provincën Şanlıurfa (Shanllëurfa) në jug-lindje të Turqisë në kufi me Sirinë. Zyrtarët turq fajësojnë Shtetin Islamik (ISIS) për sulmin.
10 tetor, 2015: 103 vetë vriten dhe mbi 500 të tjerë plagosën në dy sulme vetëvrasëse me bomba, të cilat kishin në shënjestër një turmë aktivistësh gjatë një proteste për paqen në Ankara. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në historinë e Turqisë moderne. Qeveria fajëson ISIS-in për sulmin.
12 janar, 2016: 10 vetë, të gjithë të huaj, vriten dhe 15 plagosën në një sulm vetëvrasës në zonën Sulltan Ahmet në Stamboll, zemra e turizmit të qytetit.
Marrë nga: Hurriyet Daily News – /tesheshi.com/