Në Greqi, një pamje deri dje e paimagjinueshme, ndodhi për shkak të krizës energjitike. Fasada e parlamentit, e cila është dhe një simbol i shtetit grek, u zhyt në errësirë.
Dritat e saj nuk do të ndizen në funksion të kursimit.
Në një njoftimin për shtyp u tha se edhe Parlamenti do të përfshihet në përpjekjet për të kufizuar konsumin e energjisë në vend.
Me vendim të kryetarit Konstantinos Tasoulas, do të fiket plotësisht ndriçimi në fasadën e godinës dhe do të përdoren vetëm dritat përreth objektit për arsye sigurie.
Me rregullimin e sistemeve të ngrohjes, ftohjes dhe ndriçimit të ndërtesës, synohet të ulet konsumi i energjisë me 36 për qind.
Më 7 shtator, Greqia njoftoi një sërë masash të kursimit të kostos për të reduktuar konsumin e energjisë në institucionet publike me 10 për qind. /tesheshi.com/