Miliona venezuelianë janë bashkuar me grevën e përgjithshme të thirrur nga opozita ndërsa rritet presioni mbi presidentin Nikolas Maduro për të anuluar zgjedhjet për asamblenë e re kushtetuese.
Përplasjet midis policisë dhe protestuesve kanë lënë të vdekur tre persona, ndërsa u arrestuan më shumë se 300 të tjerë.
Maduro thotë se greva është minimale dhe se liderët e saj do të arrestohen. Që prej prillit, protestat e opozitës janë intensifikuar dhe pothuajse 100 persona kanë humbur jetën në gjithë vendin.
Protestuesit karrikaduan rrugët në kryeqytetin Karakas dhe qytete të tjera me mbeturina dhe mobilje. Opozita thotë se 85 për qind e vendit është bashkuar me grevën. Por në zonat pro-qeveritare të kryeqytetit jeta ka vijuar normalisht, me dyqane të hapura dhe me rrugët plot njerëz. Edhe punonjësit publikë duket se kanë dalë në punë. /tesheshi.com/