Aung San Suu Kyi, liderja de fakto e Mianmarit ka shokuar me reagimin e saj në lidhje me dhunën ndaj myslimanëve Rohingya.
Ajo ka thënë që nuk ka frikë nga shqyrtimi ndërkombëtar ndaj qeverisë së saj lidhur me krizën që ka shpërthyer në javën e fundit të gushtit.
Kjo është hera e parë që Aung ka folur për dhunën në këtë vend, që ka nxitur largimin e më shumë se 400,000 myslimanëve Rohingya për në Bangladesh.
Ajo është shprehur se nuk janë larguar shumica e myslimanëve dhe se dhuna ka marrë fund.
Aung San është përballur me kritika të shumta për mënyrën se si i është qasur kësaj gjendje në Myanmar.
OKB e ka cilësuar spastrim etnik atë çfarë ka ndodhur në Mianmar, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë propozuar vendosjen e sanskioneve ndaj ushtrisë së këtij vendi. /tesheshi.com/