Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KRITIKAT/ Soreca: Ku u gabua në nisjen e Reformës në Drejtësi dhe një habi nga Rama

by te Sheshi
12/01/2021
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
KRITIKAT/ Soreca: Ku u gabua në nisjen e Reformës në Drejtësi dhe një habi nga Rama

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca theksoi me stil e finesë, atë që mund të quhet “aksident” i Reformës në Drejtësi.

Sipas tij, askush nuk e kishte llogaritur, kur nisi kjo reformë, se do kish kaq gjykatës të larguar nga vettingu, duke sjellë kësisoj një boshllëk në gjykata.

“Ndoshta ata që e përgatitën reformën në drejtësi në Shqipëri dhe komuniteti ndërkombëtar, nuk prisnin largimin e një numri kaq të lartë gjyqtarësh, më shumë se 60%. Kjo është diçka, që mendoj se, nuk ishte në mendjet e atyre që bënë reformën.

Kjo, sigurisht, ka një ndikim mbi ritmin e reformës, sepse nëse inxhinierët e saj do të kishin menduar për këtë, me gjasë do të kishin përdorur më shumë burime për Shkollën e Magjistraturës, që të sillte më shumë magjistratë ditë pas dite, si dhe do të kishin përfshirë disa masa tranzitore për disa gjykata.

Për shembull, tani Ministria e Drejtësisë po diskuton mbi të ashtuquajturën ‘hartë gjyqësore’, që është numri i gjykatave që duhet të jenë të pranishme në këtë moment të reformës në drejtësi në vend”, tha Soreca.

Sa i përket procesit tejet të diskutuar të vettingut, ai tha se duhet patur besim te ai, pasi është i vështirë.

“Procesi i vetingut është thelbësor, nuk është i lehtë, sepse prek edhe jetën personale dhe karrierat e njerëzve. Prandaj, gjithë masat mbrojtëse të mundshme duhen ruajtur. Edhe një herë, duke qenë se kam punuar me këtë, e di sa e rëndësishme është që çdo gjyqtar të ketë të drejtën për një proces të drejtë. Mendoj se për momentin janë hapur 650 nga 800 raste dhe gjysma e vendimeve që duheshin marrë janë dhënë.

Vetingu është në vetvete një proçes shumë i vështirë. Mendoj se duhet të kemi besim te proçesi i vetingut. Ne kemi besim tek ky proces dhe së bashku me partnerët tanë i mbështesim plotësisht komisionerët, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ata duhet të punojnë fort, ata duhen mbrojtur nga opinioni publik, nga klasa politike, për të bërë punën e tyre”, tha diplomati i BE-së.

Ndërkohë, lidhur me kritikat e fundit të kryeministrit Rama ndaj BE-së për mungesë solidariteti lidhur me vaksinat, Soreka shprehu padakortësi.

“Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020.

Pas disa ditësh kemi përvjetorin e parë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Evropian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliardë euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Evropian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit.

Më pas, vjen ndihma e Bashkimit Evropian gjatë pandemisë së COVID-19.

Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëve ta përballojnë këtë periudhë. Pastaj Plani Ekonomik dhe i Investimeve, me 9 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vaksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Evropian nuk e mbylli derën për ndihmën me vaksinimin, përkundrazi, vuri menjëherë në dispozicion 70 milionë euro që janë të disponueshme për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishme të kësaj kuote, për t’u siguruar që Shtetet tona Anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund t’i përdornin këto para për t’ia dhuruar apo rishitur vaksinën Shqipërisë.

Unë e kuptoj zhgënjimin, por ky është një proçes jashtëzakonisht i ndërlikuar. Zhvillimi i një plani vaksinimi i ka angazhuar gjithë shtetet e botës, si dhe Shtetet Anëtare, dhe kjo ka rezultuar shumë e vështirë. Ne po shohim se situata e COVID-19 në Europë është ende shumë e vështirë dhe numri i vaksinave që janë të disponueshme, është ndoshta më i vogël nga sa shpresonim. Ka një pengesë për prodhimin e vaksinës. Pavarësisht kësaj, jemi gati t’i japim ndihmë Shqipërisë. Dje Shqipëria nisi vaksinimin, dhe ne jemi gati t’i japim ndihmën tonë Shqipërisë”, tha njeriu kryesor i Brukselit në Tiranë. /tesheshi.com

Related Posts

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën
Politikë

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Kur izraelitë godasin Izraelin: shtet aparteidi!

Kur izraelitë godasin Izraelin: shtet aparteidi!

DEKLARATA/ Ikja e Trump, Brukseli godet Marrëveshjen e Uashingtonit: E pavlerë!

DEKLARATA/ Ikja e Trump, Brukseli godet Marrëveshjen e Uashingtonit: E pavlerë!

I bëhet përshesh Ferrari në lavazh: reagimi i porterit të Genoa-s, befasi në Itali (pamje)

I bëhet përshesh Ferrari në lavazh: reagimi i porterit të Genoa-s, befasi në Itali (pamje)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni