Marzuki Darusman, shefi i hetimeve për dhunën në Mianmar, në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB, të zgjatet periudha e hetimit në lidhje me dëshmitë për vrasje, torturë, dhunë seksuale, përdorim të minave tokësore dhe djegien e fshatrave.
“Ne do të shkojmë në atë drejtim që na çojnë provat”, tha Darusman, para se të kërkonte zgjatje të hetimeve për gjashtë muaj.
Ambasadori i Mianmarit, Htin Lynn, tha se hetimi i ishte “i dobishëm” dhe tha se Mianmari, po bën përpjekje për të rikthyer paqen. /tesheshi.com/