Zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mësyjnë ambasadën e Sllovenisë për të ndërhyrë në lirimin e kreut të tyre Ramush Haradinaj.
Një nga drejtuesit e kësaj partie, Ahmet ISufi, deklaroi pas takimit se ambasadori na njoftoi se janë në komunikim me autoritetet e Sllovenisë dhe se bëhet fjalë për fletëarrestin e lëshuar më 2004. Ai na premtoi se sapo të kenë informacione, do të na njoftojnë dhe nëse bëhet fjalë për arrestime pa arsye, do të kërkojë falje për këtë ndalesë”, ka thënë Isufi.
Në këtë takim pjesëmarrës nga AAK ishin Burim Ramadani e Ahmet Isufi. Para Ambasadës sllovene në Prishtinë kanë qëndruar në shenjë proteste zyrtarë të AAK-së, Time Kadrija, Avni Arifi e të tjerë, ndërsa ata kanë thënë pritet që ky numër të rritet.