Një rrebesh i madh shiut ndodhur në kulmin e fushatës në Kosovë, përveçse ka bërë qull njerëzinë e tjjeshtë e përmbytur katandinë e një pjesë të tyre, ka nxjerrë një sipërfaqe dhe të palarat e aktorëve politikë, sidomos atyre me pushtet.
Çuditërisht, por dhe jo aq, asnjë nga politikanët e partive që po terrorizojnë qytetarët në çdo cep të vendit me premtime boshe, nuk ka shkuar t’i vizitojë familjet e dëmtuara nga moti i rënduar.
Në mungesë të dorës së shtetit, banorët e zonave të prekura si edhe çdo herë tjetër duhet që me forcën e tyre, kuletën e varfër të bëjnë riparimet e dëmeve.
Rreshjet kanë prekur më së shumti banorë të zonave të Prishtinës e Skënderajt, ku shumë shtëpi banimi dhe ekonomi famikljare janë dëmtuar ngë përmbytjet. /tesheshi.com/