Kryeministri Isa Mustafa, merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 10:00)
Për nder të Ditës së Mësuesit, Komuna e Gjilanit organizon një manifestim ku do të merr pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. (Teatri i Qytetit, Gjilan. Ora 11:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një prezentimi publik bënë aderimin e mbi 30 anëtarëve të rinj, të profileve të ndryshme, në AAK. Aderuesit e rinj janë nga Prishtina dhe Fushë-Kosova. (Selia Qendrore e AAK0së, Prishtinë, Ora 12:00)
Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën. Në mbledhjen e organit më të lartë të Nismës për Kosovën, do të diskutohet për situatën aktuale politike, dhe çështje të tjera. (Selia e Nisma-së, Lagja Pejton, Prishtinë. Ora 13:00)
Kuvendi i të Rinjve të Kosovës organizojnë aktivitet për hir të ditës 7 marsit, ditës së mësuesit. Tema e debatit: “Marrëdhëniet mësues-nxënës ndër vite”. (Universiteti i Prishtinës, Fakultetit Filozofik, sall 201, kati III. Ora 13:00 deri në 15:00)
Bëhet ndezja e flakadanëve në kompleksin memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, Skenderaj, ora 17:45)
Fillon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturoro-artistik të begatshëm në sheshin “Adem Jashari”. (Skenderaj, ora 18:00).