Pas mbylljes së fazes së kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018’, përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të luajë ndeshjen e parë miqësore ndaj Letonisë me synimin të nis një fillim të ri dhe të lë pas dëshpërimin e kualifikimeve.
Ndeshja do të luhet nga ora 19:30 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, pra para tifozëve vendas dhe pritjet e tifozëve janë të mëdha për një rezultat pozitiv.
Në këtë sfidë Kosova do të drejtohet nga trajneri Muharrem Sahiti i cili zëvendëson të larguarin Albert Bunjaku deri në zgjedhjen e një trajneri të ri.
E trajneri Sahiti ka deklaruar në prag të sfidës se fitorja ndaj Letonisë, do të kthente vetëbesimin te futbollistët dhe opinioni kosovar.
Mbetet të shihet sonte nëse përfundimisht do lihet pas dëshpërimi dhe do nis faza e re e fitoreve për përfaqësuesen kosovare.
Kujtojmë se nga ora 18:30 po sonte miqësore do të zhvillojë edhe kombëtarja e Shqipërisë e cila do të sfidohet nga Turqia në Antalia. /tesheshi.com/