Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova: plan që mjedisi mos degradojë si në Shqipëri. Flet këshilltari i ministrit Agani

by te Sheshi
20/12/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosova: plan që mjedisi mos degradojë si në Shqipëri. Flet këshilltari i ministrit Agani

Jo vetëm Shqipëria, por dhe Kosova është në hallin e madh të dëmtimit të mjedisit, sidomos nga marrja e paligjshme e zhavorit në shtretërit e lumenjeve.  Kjo ka çuar në një degradimi të atillë sa ka shkaktuar ndryshime të rrjedhës së tyre, por dhe përhapje në masë të erozionit.

Dhe shumë shpejt, ministria e Mjedisit në Kosovë pritet të ndërhyjë fort ndaj subjekteve të paligjshme që zhvasin rërë dhe zhavorin në shtretërit e lumenjve, duke ndaluar që për 3 vjet të gjithë operimin aty, me qëllim rehabitimin e tyre.

Këshilltari politik të ministrit Agani, z. Agim Qehaja, shpjegon se çdo të ndodhë më konkretisht…  

Agim Qehaja 2

Bisedoi: Shkëlzen Rrecaj

Z. Qehaja, a mund t’na njoftoni më konkretisht se për ç’plan bëhet fjalë?

 Fjala është për një vendim të qeverisë  për ndalimin e operimit të të gjithë operatorëve ilegalë në shtretërit, brigjet dhe hapësirat përreth lumenjve për një periudhë trevjeçare. Ne si ministri, së bashku me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) kemi hartuar planin e veprimit për ndalimin e veprimeve ilegale në sektorin minerar. Pra, nga vetë titulli që ka ky plan parashihen veprimet që duhet ndërmerren për  ndalimin veprimeve ilegale në këtë sektor.

Cilat palë janë të përfshira në këtë plan?

Për implementimin e këtij plani janë planifikuar të përfshihen të gjitha institucionet që kanë qasje qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë të tërthortë me këtë veprimtari. Kështu përpos KPMM-së dhe MMPH-së në implementimin e këtij plani janë të involvuar edhe MPB-ja përmes Policisë së Kosovës, Ministria e Financave përmes Administratës Tatimore të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Agjencioni për Administrim të Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Të gjitha këto hallka të këtij zinxhiri të veprimit institucional pritet që të pamundësojnë operimet e mundshme ilegale në këtë sektor.

Sa është e përgatitur ministria juaj dhe cilat janë pritjet tuaja lidhur me zbatimin e këtij plani?

Mos të harrojmë se edhe në vitin 2011 ka patur një vendim të qeverisë së Kosovës për të ndaluar plotësisht eksploatimin e rërës dhe zhavorrit nga shtretërit, brigjet dhe hapësirat përreth lumenjve dhe ky vendim e ka pasur ndikimin e tij. Duhet theksuar se ndalimi i tërësishëm ka krijuar mundësinë e depërtimit të  rërës dhe zhavorrit nga vendet përreth dhe për disa është bërë edhe më tërheqëse që të merren me këtë veprimtari ilegale dhe nuk përjashtohet mundësia e veprimit të tyre, sidomos gjatë natës dhe pas përfundimit të orarit të punës.

Në vazhdimësi, në terren kanë dalë inspektorë për t’i dënuar operatorët ilegalë, por ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke i lënë makineritë në vendin ku nxirrnin rërën. S’do mend se ky plan do të ketë sfidat e veta të implementimit ngase disa inspektorë tashmë janë pensionuar, e  disa të tjerë e kanë lëshuar punën. Në anën tjetër edhe identifikimi i këtyre autorëve nuk është i lehtë ngase ata vënë në funksion ekskavatorë pa targa të regjistrimit dhe kjo e pamundëson veprimin konkret të marrjes se masave nga ana e Inspektoratit për shkak të pamundësisë se identifikimit të këtyre keqbërësve.

Mirëpo ne si MMPH jemi të bindur se  me aprovimin e Planit të Veprimit për ndalimin e operimeve ilegale do të kemi sukses edhe për faktin se secila nga hallkat e këtij zinxhiri institucional do të jetë në nivel të detyrës që i është besuar. Nëse njëra nga këto hallka çalon, atëherë mund të shfaqen probleme rreth arritjes së suksesit të dëshiruar. Si rrjedhojë është e nevojshme që çfarëdo lëshimi i mundshëm i cilësdo hallkë të veprimit t’i nënshtrohet përgjegjësisë jo vetëm publike, por edhe juridike.1-Sitnica_759298

Si është gjendja e tanishme e lumenjve?

Lumenjtë janë pjesë e rëndësishme e pasurisë shtetërore. Fatkeqësisht, ata janë të dëmtuar në masë të konsiderueshme dhe si rrjedhojë presin ndërhyrjen e shtetit për përmirësimin e gjendjes së tyre. Si hap i parë në këtë drejtim MMPH mendon se duhet të bëhet ndalimi i operimeve ilegale si dhe vënien nën kontroll rigoroz të të gjithë operatorëve legal në mënyrë që të mos bëhet eksploatim i egër, jashtë kontrollit dhe kushteve të parapara me dokumentacionin valid të veprimit siç janë: Pëlqimet Mjedisore, Lejet Mjedisore si dhe Licencat nga KPMM-ja.

Çfarë qëndrimi do të mbani ndaj operatorëve legalë?

Çdo operator që ka pasur Pëlqim Mjedisor si parakusht ligjor për t’u pajisur me Licencën e Punës duhet të aplikojë në MMPH për t’u pajisur edhe me Leje Mjedisore për të cilën gjithashtu kanë obligime ligjore. Në këtë drejtim presim edhe një sjellje të përgjegjshme të operatorëve legalë që t’iu përmbahen kushteve të vëna në dokumentacionin e operimit, ashtu siç presim një bashkërenditje efektive të të gjitha institucioneve të përfshira në realizimin e këtij plani për ndalimin absolut të të gjitha veprimeve ilegale, duke ua konfiskuar makinerinë si dhe duke i proceduar në gjykatat përkatëse.

Për fund, a mund të tregoni se në ç’fazë është procedimi i këtij plani?

Kabineti i ministrit Agani është në një bashkëpunim intensiv me KPMM kështu që ky plan ka arritur në fazën finale dhe shumë shpejt pritet që të procedohet për aprovim në Qeveri dhe pastaj të bëhet publik për të gjitha palët. /tesheshi.com/

Related Posts

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Kristiano Ronaldo shënon një tjetër gol: përqafon Hajdarin, jetimin e Bejrutit

Kristiano Ronaldo shënon një tjetër gol: përqafon Hajdarin, jetimin e Bejrutit

Obama- amerikanëve: Fituam mbi papunësinë, 2.5 milionë vetë gjetën punë në 2015-n

Obama- amerikanëve: Fituam mbi papunësinë, 2.5 milionë vetë gjetën punë në 2015-n

Anët pozitive dhe negative të kafes turke në shëndet

Anët pozitive dhe negative të kafes turke në shëndet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni