Kosova shpalli si person “non grata” marrësin e Nobelit për Letërsinë, shkrimtarin austriak Peter Handke. Ishte ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli që bëri publik vendimin.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot.
Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, shkroi Pacolli në Facebook. Ky vendim i Prishtinës pason atë të Bosnjes, e cila bëri të njëjtën gjë një ditë pasi Handke e morri çmimin e shumëdiskutuar.
Nga ana tjetër, Vuçiç u tregua i ngazëllyer për çmimin, duke thënë se duke e marrë Peter Handke, ishte njësoj sikur ta merrte një serb. Vuçiç e quajti mik, mikun e dikurshmë të Millosheviçit, pa u ndikuar aspak nga kundërshtitë e shumta, edhe në nivel global, ndaj Handkes. /tesheshi.com/