Kampionati Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim hapet sonte në kryeqytetin e Kosovës.
Kryeministri kosovar Mustafa merr pjesë në hapjen e Kampionatit Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në orën 17:30, njofton Kryeministria kosovare. Federata e Hendbollit e Kosovës ka deklaruar se tashmë gjithçka është gati për fillimin e këtij evenimenti të madh sportiv.
Bëhet e ditur se, 16 shtetet të botës marrin pjesë në Kampionatitn që do të zhvillohet në dy qytete, në Prishtinë dhe Gjakovë. Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ditë më parë priti kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçinin, me të cilin bisedoi rreth përgatitjeve për mbajtjen Kampionatit Botëror të Hendbollit për Shtet në Zhvillim – ngjarjes të madhe për hendbollin e Kosovës.
Ministri Shala konfirmoi mbështetjen e Ministrisë për hendbollin kosovar, avancimin e tij në planin e brendshëm dhe afirmimin e tij në planin ndërkombëtar./b.j/