Ministri për Integrim Evropian i Kosovës, Bekim Çollaku, njëherësh kryenegociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ka njoftuar sot zyrtarisht Bashkimin Evropian për gatishmërinë e Kosovës për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
“Procedurat e brendshme nga palët janë në përfundim e sipër dhe nënshkrimi do të ndodh javën e ardhshme, me datë 27 Tetor 2015, në Strasburg”, u bë e ditur pak më parë nga Ministria e Integrimit Evropian të Kosovës.
Deklarata e dërguar thekson se, nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim shënon pikë kthese në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Ky është moment historik për Kosovën, sepse për herë të parë vendos marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian”, vlerëson Ministria kosovare. /tesheshi.com/