Ashpërsimi i masave në Kosovë ka bllokuar qarkullimin e shqiptarëve drejt saj, pasi për të udhëtuar duhet të kesh kryer tre doza të vaksinës ose dy doza, plus testin PCR. Në A2CNN, zv.ministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, tha se këto masa janë të domosdoshme për shkak të rritjes së infektimeve, por këto nuk e ndalojnë qarkullimin e njerëzve.
“Vendosja e masave bëhet në konsultim me ekspertizën vendore e ndërkombëtare në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare dhe përvojës së shteteve të tjera që janë ballafaquar me Omicron. Kosova ka aplikuar masa më të buta deri më tani krahasuar me Europën. Indeksi i ashpërsisë gjatë muajit janar 42.6 %. Rritja e rasteve filloi janar.
Këto janë masa emergjente dyjavore, ne bëjmë monitorimin në bazë ditore përmes raporteve dhe takimeve me ekspertët vendorë. Këto masa për sheshim të lakores epidemiologjike, por këto masa nuk e ndalojnë qarkullimin mes dy vendeve tona”.
Ajo theksoi gjithashtu se ka disa kategori përjashtuese nga ky vendim, teksa shtoi që në Kosovë testi PCR falas në qendrat shëndetësore publike.
“Secili shtet është i pavarur në përcaktimin e masave për të hyrë. Masat për ata që e kanë dozën përforcuese nuk kanë nevojë për PCR, ata që nuk e kanë po por vendimi ka përjashtime. Kategoritë e përjashtuara janë ata me kundër indikacione për marrjen e vaksinës, qoftë periudha kohore, apo indikacione të tjera shëndetësore. Ne jemi koshientë që qytetarët e Shqipërisë për arsye pune e shkollimi udhëtojnë në bazë ditore ose javore në Kosovë. Në rast se nuk e kanë dozën përforcuese ata testin mund ta bëjnë në qendrat e shëndetit publik falas. Në Kosovë ofrohet falas. Kjo është mundësi që qytetarët e këtyre zonave mund ta bëjnë testin falas”.
Por sipas zv.ministres kosovare, testi PCR nuk mund të ofrohet falas në pikat kufitare për shkak të periudhës kohore që duhet për rezultatin e tij. Kjo masë përsëriti ajo është për shkak të rritjes së madhe të infektimeve.
“Testi PCR nuk ofrohet në pika kufitare se kërkon një periudhë kohore, duhen 4 orë. Por nëse e ka njëherë do ta ketë mundësinë. Këto masa janë në fuqi deri në 4 shkurt. Në Kosovë ka dyfishim të të infektuarve të rinj. Do të kemi rritje eksponenciale 61% më shumë raste se dje të infektuar me Covid. Deri tani kapacitete janë në bazën minimale të shfrytëzimit. Indikatori i shtrimeve dhe vdekjet shfaqen më vonë”. /A2CNN/