Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova, ja milionat e eurove që humb nga mungesa e kodit të saj telefonik

by te Sheshi
20/05/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Kosova, ja milionat e eurove që humb nga mungesa e kodit të saj telefonik

Nga Bashkim Kastrati 

Mungesa e kodit telefonik të Kosovës, po i shkakton humbje të vazhdueshme ekonomisë së Kosovës. Që nga paslufta kompania publike Post-Telekomi i Kosovës shfrytëzon kodin telefonik të Monakos, të cilës i paguan miliona euro për shfrytëzimin e këtij kodi.

Me sigurimin e kodit telefonik, Republika e Kosovës përveç se krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikacionit, do të ulej edhe kostoja e shpenzimeve të operatorëve që funksionojnë në Kosovë.

Aktualisht telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.

Në shtator të vitit 2013, ish-kryeministri Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja patën arritur marrëveshje që Kosovës t’i ndahet një kod telefonik treshifror nga ITU-ja (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve) i paraparë të jetë 383, i cili do të përdorej nga gjithë operatorët  në Kosovë, kurse Serbia të fitojë licencimin e një operatori serb të telefonisë mobile në Kosovë.

Janari i këtij vitit ka qenë afati i fundit që Kosova të bëhet më kodin e saj tektonik, kështu ishte paraparë në marrëveshjen e arritur në Brukselit gjatë takimit në shtator të vitit 2013. Përkundër kësaj Kosova ende nuk kodin e saj telefonik.

Edita Tahiri që ishte koordinatore e Kosovës në bisedime me Serbinë dhe tash Ministre për Dialog, ka deklaruar se për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përveç marrëveshjes së nënshkruar, palët e përfshira në bisedime duhet të nënshkruajnë edhe një plan të zbatimit, plan ky i cili mbetet ende i papërfunduar. Ndërkaq, pa nënshkrimin e këtij plani, nuk mund të ndodh as aplikimi zyrtar në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit(ITU).

 “Kosova do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 nga ITU, ndërsa kërkesën në emër të Republikës së Kosovës do ta bëjë Austria. Marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe sepse Kosova do ketë një kod të vetëm siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, dje në Bruksel janë zhvilluar bisedimet për zbatimin e marrëveshjes për telekomin, ku fokusi ishte tek dakordimi për çështjet që kanë të bëjnë me planin për veprim ku parashihen obligimet dhe afatet për palët, sipas kësaj marrëveshje.

Këto bisedime i ka udhëhequr për Bisedime Edita Tahiri, e cila ka deklaruar se ka pasur dakordime për disa çështje të rëndësishme si dhe ka pasur pajtim që të përshpejtohet ky proces duke precizuar afatet kohore për obligimet që i ka secila palë nga ky proces.

Interpretimet e dyanshme të marrëveshjes e kanë lënë Kosovën pa kod telefonik

Ekrem Hoxha, Kryetar i Bordit të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka thënë për tesheshi.com në njohje të faktit dhe rrethanave aktuale, Kosova ende formalisht nuk i plotëson kriteret për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe me këtë edhe në organizatën e ITU-së, si Agjension i specializuar i ITU-së.

“Periudha e migrimit të kodit telefonik që parashihet sipas marrëveshjes, ka qenë e paraparë të përfundojë deri në Janar të vitit 2015. Por, për shkak të qëndrimeve të ndryshme në interpretim të marrëveshjes implementimi i saj ka rezultuar me ngecje në realizimin e saj dhe se palët ende vazhdojnë me angazhimet e tyre dhe me lehtësimin e BE-së që të gjejnë modalitet të pranueshëm që Kosova të ketë përfundimisht kodin e saj, i cili parashihet të jetë +383”, ka thënë Hoxha.
Ai thotë se duke pasur parasysh se ende nuk është arritur pajtueshmëria për nënshkrimin e Planit Aksional i cili parasheh detyrat specifike dhe afatet kohore për implementimin e Marrëveshjes së Telekomunikacionit, atëherë kjo edhe ka ndikuar në shtyrjen e afateve, përkatësisht zbatimin e detyrimeve të parapara, nënkuptuar këtu edhe caktimin e kodit telefonik + 383 për Republikën e Kosovës.

Sipas tij, delegacionet dhe Grupet Punuese janë duke u angazhuar intensivisht që të tejkalojnë pengesat dhe procedohet me parashtrimin e kërkesës për ndarje/caktim të kodit treshifrorë të telefonisë dhe kodeve përcjellëse që e mundësojnë identifikimin e Kosovës si subjekt të veçantë dhe mundësojnë administrimin e kodit dhe procedurave përkatëse drejtpërsëdrejti nga ana e administratës së Kosovës respektivisht Autoritetit Rregullator si organi nacional përgjegjës për menaxhimin e resurseve numerike.

“Pra ende formalisht nuk është parashtruar kërkesë/aplikacioni pranë ITU-së dhe kjo pritet të ndodh atëherë kur të arrihen dhe plotësohen kushtet e parapara me marrëveshje, respektivisht nënshkrimit të Planit të Aksionit i cili si i tillë do i parasheh edhe gjitha detajet tjera për periudhën transitore (kalimtare) deri në fillimin efektiv të shfrytëzimit të kodit të ri unik për Kosovën”,
thotë Hoxha, duke shtuar se përfitimet socio-ekonomike dhe nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare janë të shumta.

Zhvatja filloi që nga koha e UNMIK-ut

Agron Dida, ish-drejtor gjeneral në Post-Telekomin e Kosovës ka thënë për tesheshi.com se mungesa e kodit ndërkombëtar telefonik dhe vazhdimi i mbajtjes së Kosovës pa kod, rezulton të jetë formula më e preferuar e zhvatjes së parave të mëdha nga Kosova.

“Këtë lloj të zhvatjes e ka ‘zbuluar’ dhe zbatuar në Kosovë i pari ish-administratori i UNMIK-ut,  Bernard Kouchner. Ai që në vitin 1999 e shfrytëzoi pozitën e zyrtarit të ‘paprekshëm’ të Kombeve të Bashkuara për të shkelur të gjitha rregullat dhe procedurat e tenderit ndërkombëtar për blerjen e teknologjisë për sistemin e parë GSM në Kosovë, që u shpallë në shtator të vitit 1999”, thotë Dida, duke shtuar se të gjitha këto informacione në vitin 2013 ia ka shkruar baroneshës Catherine Ashton, për ta informuar për këtë çështje.

Ai thotë se Kouchner, i mbështetur nga një pjesë e administratës së UNMIK-ut, atëherë e arsyetonte këtë me mungesën e kodit të telekomunikimeve në Kosovë, që dmth., nëse më lejoni të përdorë një fjali ironike, “meqenëse ju kosovarët nuk keni kod, nuk mund të operoni me një sistem GSM në vendin tuaj, por këtë duhet ta bëjë Monaco Telecom!”

“Nga ato pak informacione që kanë dalë nëpër media, prej intervistave të inxhinierëve e nëpunësve të PTK-së dhe ekspertëve të pavarur të telekomit, gjatë tërë periudhës gati 15 vjeçare, del se Monaco Telecom, ose kompania që e ka blerë atë më vonë, vetëm për përdorimin e kodit telefonik 377 ka fituar, në formë dividende prej 1.2 milionë euro në muaj”, ka thënë Dida.

Nëse llogaritet për periudhën 15 vjeçare, kjo kompani ka fituar mbi 2 milionë e 100 mijë euro nga PTK-ja.

Edhe pse kjo është një shifër tejet e madhe për Kosovën e varfër, kjo nuk është asgjë në krahasim me atë çka mund të ketë marrë, dhe fort dyshoj se nuk e ka bërë, Monaco Telecom nga operimet e Vala900, pa e pyetur askënd, sepse sistemi i faturimit të Vala900 është menaxhuar ekskluzivisht prej tyre, që nga dita e parë e operimeve, që kanë filluar në vitin 2000”, u shpreh Dida.

Por sipas deklaratave të zyrtarëve të PTK-së, Kosova deri më tani nuk ka paguar më shumë se 50 milionë euro për shfrytëzimin e kodit telefonik 377.

Ndërsa, Myzejene Selmani, ekonomiste dhe ish-kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, ka thënë për tesheshi.com se marrja e kodit telefonik është e rëndësisë strategjike për Kosovën si shtet, kur dihet se një shtet si pikë strategjike të tij e ka edhe kodin telefonik.

“Si çështje strategjike është se me përfitimin e kodit do të ketë mundësi të ketë tarifa të tjera për dy telefonitë në vend dhe atëherë Kosova është zot i shtëpisë së vet, ndërsa për Valën dhe Telekomin të hyrat do të jenë të mëdha”, thotë Selmani.

Ajo thotë se institucionet nuk kanë bërë sa duhet për këtë çështje, kur dihet se prej kohës së UNMK-ut kjo çështje është stopuar në aspektin politik dhe tash e sa vite ka kode të huaja në shfrytëzim dhe miliona euro janë derdhur jashtë Kosovës.

 “Kjo çështje thuajse u tejzgjat deri në fillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Besoj që janë të vetëdijshëm për çka mbajnë poste politike dhe të bëjnë të mundur marrjen e kodit fiks dhe mobil për Kosovën se deri tani pak është bërë”, u shpreh ajo. /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Rama vlerëson Turkun: është burrë i mirë!

Rama vlerëson Turkun: është burrë i mirë!

VV: Kërkesat e familjarëve të të burgosurve ne Kumanovë, të drejta

VV: Kërkesat e familjarëve të të burgosurve ne Kumanovë, të drejta

Një lëng që ju vjen në ndihmë për të rënë në peshë

Një lëng që ju vjen në ndihmë për të rënë në peshë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni