Tifozët rumunë të përfaqësueses se tyre janë dëbuar nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës gjatë ndeshjes kualifikuese për Evropianin, pasi kanë brohoritur “Kosova është Serbi”.
Ndeshja përfundoi pa gola, por ajo u shënua nga kjo sjellje e padenjë e tifozerisë së një vendi në BE, i cili çuditërisht nuk është aq sllav sa të ketë afeksion ndaj Serbisë, edhe pse si shtet ende s’e njeh Kosovën. Pos kësaj, Serbia e Rumania nuk kanë ndonjë aleancë historike mes tyre me ndonjë kauzë të përbashkët.
Megjithatë, thuhet se mes dy tifozerive, asaj serbe e asaj rumune, ka një farë tërheqje të ndërsjelltë, gjë që ka çuar dhe sjelljen e padenjë të atyre që bëjnë tifo për të verdhët, siç është ngjyra karakteristike e përfaqësueses rumune.
Kujtojmë se në Europianin e 2016-ës në Francë, Shqipëria do fitonte ndaj Rumanisë 1-0 me një gol të Armando Sadikut. /tesheshi.com/