Një fluks i lartë kalimi të qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë ka shenuar fundjavën në Morinë. E gjitha ka ndodhur pa kontrolle kufitare, duke shmangur kësisoj pritjet dhe radhët e gjata.
Vendimi u morr në mbledhjen e fundit të dy qeverive.
Ndaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim liberalizimi i kufijve gjatë fundjavave e që sipas tij ka dhënë efektet e menjëhershme me 15 % më shumë të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, sesa në përudhën e zakonshme me kontrolle.
Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta procedurë po zbatohet edhe në pikën e re kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.
Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator. /tesheshi.com/