Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Korrupsioni, prokuroria ngre aktakuzë për 10 zyrtarë të komunës së Prishtinës

by te Sheshi
12/06/2015
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Korrupsioni, prokuroria ngre aktakuzë për 10 zyrtarë të komunës së Prishtinës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër ish shefit të sektorit për ndërtim, ish zyrtarit për përmbarim dhe ish inspektorëve për ndërtim në Sektorin e Inspekcionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 283 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe kundër një pronari të një kompanie private për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kësaj aktakuze dhjetë të pandehurit, duke vepruar si grup kriminal, të cilët kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare, për kryerjen e veprave penale, gjatë periudhës  janar  2010 – mars 2014, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për të tjerët, ashtu që nuk i kanë i parandaluar dhe nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore, si dhe nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënimin e objekteve, që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në Komunën e Prishtinës.
Ndërkaq, pronarin e një kompanie private aktakuza e ngarkon për falsifikimin e dokumentit, në bazë të së cilit ka ndërtuar një objekt kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit.
Po ashtu të pandehurit, si zyrtarë të Komunës së Prishtinës, së bashku u kanë mundësuar investitorëve që të ndërtojnë objekte kolektive banesore, në kundërshtim me ligjin për ndërtim, duke iu siguruar atyre dobi të mëdha materiale, si dhe nga shitja e banesave dhe lokaleve, dobi financiare në shumë të përgjithshme prej 28.503,922,00 €.
Dobia e përfituar me anë të kryerjes së veprave penale është konfiskuar. Nga një i pandehur është konfiskuar vetura e markës Audi Q7, në vlerë prej 37.000,00 €, vetura e markës VW Golf në vlerë prej 12.500€, vetura tjetër e markës VW Golf në vlerë prej 16.800,00€, si dhe para në shumën prej 11.000,00 €.
Kurse njërit nga të pandehurit i është konfiskuar vetura e markës VW Passat, në vlerë prej 20.000,00€, si dhe para në shumën prej 10.560,00 franga zvicerane, 2.600,00$ amerikan dhe 1.880,00€. Ndërsa nga i pandehuri tjetër është konfiskuar banesa me sipërfaqe prej 76.3m2.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka filluar me grumbullimin e informatave të rëndësishme nga fusha e ndërtimit në shtator të vitit 2013, ndërsa ka marr aktvendimin për fillim të hetimit për këtë rast në prill të vitit 2014.
Aktakuza është ngritur pas përfundimit të një hetimi mjaft kompleks, që përfshinë një numër të madh të pandehurve dhe dëshmitarëve të shumtë. Gjatë hetimit janë shqyrtuar mbi 50 dosje të inspekcionit për ndërtim, është bërë foto dokumentacioni i objekteve të ndërtuara në mënyrë kundërligjore, si dhe është kryer hetimi financiar që ka rezultuar me konfiskimin e dobisë pasurore të përfituar me vepra penale.
Prokuroria speciale thekson se ka vepruar me vendosmëri për ndjekjen penale dhe sanksionimin e personave zyrtarë, të cilët në një periudhë të gjatë kohore kanë toleruar ndërtimet kundërligjore të objekteve kolektive banesore, që për qëllim kanë pasur përfitime pasurore për vete dhe për investitorë, e që si pasojë kanë krijuar kaos urban në qytetin e Prishtinës.
Për veprat me të cilat të pandehurit ngarkohen sipas aktakuzës, prokurorja e rastit, nga radhët e prokurorëve vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe të dënojë sipas ligjit, thuhet në publikimin e aktakuzës ndaj personave zyrtar. /teshehsi.com/

Tags: komunakorrupsionPrishtine

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Kreu i Bundestagut-Nishanit: S’mund të bëjmë më gabime, në BE vetëm kur të jepni prova

Kreu i Bundestagut-Nishanit: S’mund të bëjmë më gabime, në BE vetëm kur të jepni prova

Bujar M. HOXHA: Rezultati zgjedhor në Turqi: kush humbi e kush fitoi?

Bujar M. HOXHA: Rezultati zgjedhor në Turqi: kush humbi e kush fitoi?

‘Marshimi i pafajësisë’/57 mijë fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për punë. Vogëlushët: Duart tona janë të vogla për të punuar

‘Marshimi i pafajësisë’/57 mijë fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për punë. Vogëlushët: Duart tona janë të vogla për të punuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni