Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Bujar M. HOXHA: Rezultati zgjedhor në Turqi: kush humbi e kush fitoi?

Nga te Sheshi
14/06/2015
në Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Bujar M. HOXHA: Rezultati zgjedhor në Turqi: kush humbi e kush fitoi?

Më duhet të them në krye të herës se zgjedhjet e përgjithshme në Turqi kanë patur dhe vijojnë të kenë një vëmendje të jashtëzakonshme. Kjo vjen nga pesha rajonale e më gjerë e këtij vendi euroaziatik, si rezultat i ekuilibrave që ai mban në një zonë të ndezur të globit, e për shkak të prosperitetit të spikatshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Por, çfarë është më e rëndësishmja, interesi për zhvillimet në Turqi buron nga magnetizmi që prodhon presidenti i saj, Rexhep Tajjip Erdogan, figura më tërheqëse dhe më e debatueshme, krenaria e miliona njerëzve anekënd botës, muslimanë dhe jo të tillë, sido që jo e dashur për një pjesë, ku mes tyre gjen ateistë, majtistë, laicistë, anarkistë, terroristë, pseudofetarë, modernistë, madje edhe “ambientalistë”, e kështu me radhë.

Tashmë një figurë emblematike, mishëruese e aspiratave dhe shpresave të një populli të tërë, Erdogani është vënë në shenjë prej kohësh nga kundërshtarët e tij, brenda dhe jashtë vendit, në Ankara, Pensilvani e gjetkë. E tillë qe dhe fushata e fundit elektorale: një sulm i pandërprerë ndaj presidentit!

Partitë opozitare nuk ofruan asnjë alternativë qeverisëse gjatë fushatës, veçse sulmuan pareshtur Erdoganin. Duke nisur nga protestat e Gezi Park-ut, te arrestimet e 17 dhjetorit të 2013-ës, te bllokimi i kamionëve të MIT-it, te përgjuesit e vënë në çdo cep të hapësirave ku gjendej Erdogani, zgjedhjet e përgjithshme ishin mundësia e fundit për ta vënë poshtë kryetarin e shtetit. Ia arritën kësaj? Ata mendojnë se po! Por a është vërtet kështu?

T’i kthehemi rezultatit të zgjedhjeve. AKP-ja, partia në pushtet që nga 2002-shi, i fitoi për herë të katërt zgjedhjet. Ama këtë herë nuk mundi ta ketë shumicën e mjaftueshme për ta krijuar e vetme qeverinë. Në katër zgjedhjet e përgjithshme të njëpasnjëshme, të 2002-shit, 2007-ës, 2011-ës dhe 2015-ës, AKP-ja ka arritur të fitojë gjithmonë mbi 40% të votave, por shifra ka patur gjithmonë një tkurrje. Dhe kjo është e kuptueshme. Këtu mund të përmendim faktorin e konsumimit nga pushteti, daljen në zgjedhje këtë herë me një drejtues të ri të partisë, dhe lënien jashtë listave, për shkak të rregullores së partisë, të mbi 70 ish-deputetëve, një pjesë e mirë prej të cilëve hyjnë tek figurat kryesore partiake apo qeverisëse. Në çdo rast, vota popullore konfirmoi rishtas dëshirën e votuesve për t’u qeverisur nga AKP-ja, ndërsa hendeku midis asaj dhe partisë që vjen më pas, CHP-së, është goxha i madh; e para ka 16% vota më shumë.

CHP-ja, partia kryesore e opozitës, nxori dhe më pak deputetë se në zgjedhjet e shkuara. Një dështim i vazhdueshëm për të, që si gëzim të vetëm ka pamundësinë aktuale të AKP-së për të krijuar e vetme qeverinë. Kryetari i CHP-së së majtë, Kemal Këllëçdaroglu, pati premtuar se nëse partia nuk do të merrte 35% të votave, ai do të jepte dorëheqjen. 24.95% fitoi CHP-ja, por njeriu me kasketë nuk e bëri qejfin qeder; e hëngri turpin me bukë për të disatën herë.

Nacionalistët e MHP-së do të kenë 80 deputetë, një sukses për ta, por në përqindje, 16.29% të votave, janë larg pretendimeve për të qeverisur.

Ekuilibrat i prishi partia e kurdëve, HDP-ja, e cila kaloi pragun elektoral, dhe fitoi po aq vende në kuvend sa MHP-ja, plot 80 deputetë. Ky rezultat nuk është plotësisht meritë e tyre, por u dedikohet dhe ndikimeve e përkrahjeve të pafund nga brenda e jashtë, në përpjekje për të patur gjithmonë një konflikt të ndezur mes kurdëve e turqve. Sidoqoftë, HDP-ja dhe kryetari i saj, Selahattin Demirtash, janë përpara provës së vërtetë: do të zgjedhin përfundimisht rrugën parlamentare, do t’i bëjnë thirrje PKK-së të lërë armët, apo do të vazhdojnë të luajnë në të dy krahët?

Më të humburit janë përfaqësuesit e strukturës paralele. Ndonëse e bënë dëmin, përsëri vetë nuk arritën të futeshin në parlament, duke nisur nga Hakan Shykyri. Ish-futbollisti i kthyer në politikan, doli në mënyrë demonstrative nga grupi i AKP-së në parlamentin e shkuar, por këtë herë mori vetëm një të tretat e votave për t’u bërë deputet; i mësuar të shënojë gola, kësaj radhe bëri autogol!

Me zgjedhjet e së dielës, me rezultatin të mësuar vetëm dy-tre orë pas mbylljes së votimeve, Turqia dha shembullin më të mirë se si mund të funksionojë sistemi për së mbari. Nuk u pa askund prania e një “diktatori”, nuk u ndesh gjëkundi një president i pangopur me pushtet. Krejt ndryshe pritshmërive të kundërshtarëve të “regjimit”, Erdogani po sillet si një udhëheqës i vërtetë: u ka bërë thirrje partive të tregojnë përgjegjësi, ka ftuar për këshillim ish-kryetarin e opozitës, Deniz Bajkallin, dhe ka kërkuar krijim të shpejtë të qeverisë, pa përjashtuar askënd nga një koalicion i mundshëm, për të mos patur vendi boshllëk në qeverisje. Sjellja e ka nxjerrë atë të fituar; ata që shohin “diktatorin” tek ai, ta gjejnë atë tjetërkund.

Çfarë e pret Turqinë tash e tutje? Dy janë udhët: qeveri koalicioni ose zgjedhje të parakohshme. Fituesja e zgjedhjeve, AKP-ja, është e prirur për koalicion, pa hequr vija të kuqe e pa patur paragjykime. Për të zgjedhjet e parakohshme mbeten mundësia e fundit. CHP-ja është për koalicion, ngaqë e di se ndryshe nuk do të ketë rast të qeverisë. MHP-ja është natyrshëm më pranë koalicionit me AKP-në, por deri tani heziton ta bëjë e para lëvizjen. Kurdët e HDP-së e kanë përjashtuar për momentin bashkëpunimin me AKP-në, edhe pse asgjë nuk mund të thuhet me siguri; gjithçka mund të ngjasë.

Koalicionet nuk kanë patur sukses në Turqi. Historia ka treguar se vendi ka bërë përpara vetëm kur është qeverisur nga një parti e vetme, si në kohën e Adnan Menderesit apo Turgut Ozalit. Gjithsesi, qeverisja me koalicion mund të jetë e detyruar tani për tani. Vetëm se është e qartë: nuk ka për të zgjatur shumë.

Të humburit e mëdhenj janë vetë turqit. Vetëm në ditën e parë pas zgjedhjeve, për shkak të paqartësive që ofronte rezultati zgjedhor, pati një humbje prej 82.8 miliardë lirash, e monedhat e huaja, posaçërisht dollari, patën një rritje të menjëhershme.

Eshtë çudi me njerëzit, aq më tepër kur i kanë shembujt para syve. Edhe nëse do të kemi qeveri koalicioni, zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme. E atëherë turqit duhet të vendosin, t’i lënë vendin kaosit, dhunës, vrasjeve, pagesës së kamatave të fryra, borxheve të pafundme, apo të dëgjojnë zërin e arsyes e t’i kthehen mbarësisë së përjetuar në këto 13 vite të qeverisjes së AKP-së. Ende nuk është vonë! Koha do të vijë shpejt për provën e radhës! /tesheshi.com/      

Të ngjashmeLajme

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!
Opinione

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

29/05/2022
Lajme të tjera
‘Marshimi i pafajësisë’/57 mijë fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për punë. Vogëlushët: Duart tona janë të vogla për të punuar

‘Marshimi i pafajësisë’/57 mijë fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për punë. Vogëlushët: Duart tona janë të vogla për të punuar

Barcelona-Deportivo ndeshje e kurdisur, video tregon gjithçka (VIDEO)

Barcelona-Deportivo ndeshje e kurdisur, video tregon gjithçka (VIDEO)

Didier Deschamps: Shqipëria ka gjasa të jetë në Euro 2016

Didier Deschamps: Shqipëria ka gjasa të jetë në Euro 2016

TË FUNDIT

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

37 minuta Më parë
Abazoviç, gati për në Beograd

Abazoviç, gati për në Beograd

47 minuta Më parë
Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

4 orë Më parë
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist