Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

‘Marshimi i pafajësisë’/57 mijë fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për punë. Vogëlushët: Duart tona janë të vogla për të punuar

by te Sheshi
12/06/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
‘Marshimi i pafajësisë’/57 mijë fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për punë. Vogëlushët: Duart tona janë të vogla për të punuar

Nga Entela CANAJ

Qindra fëmijë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Tiranë në një marshim madhështor për ti thënë jo punës dhe shfrytëzimit të bashkëmoshatarëve të tyre. Me pankarta në duar ata përcollën dhjetra mesazhe për më të rriturit.

 Marshimi i fëmijëve

“Stop punës së fëmijëve, jemi të vegjël; duart tona janë të vogla për punë”; “Nis edukimin shkollor”, “Ndaloni punësimin e fëmijëve”; “Lërini të shijojnë vitet më të bukura dhe lirinë”; “Unë vij në jetë si bekim jo si objekt për shfrytëzim”… ishin këto disa nga mesazhet e shkruara mbi pankartat që vogëlushët mbanin në duar. Studimet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare si UNICEF; Save the Children; Ëorld Vision por edhe Instituti i Statistikave Shqiptare raportojnë për shifra alarmante të shfrytëzimit të fëmijëve për punë.  Flitet për 57 mijë fëmijë shqiptarë që detyrohen të punojnë, ku 20 mijë prej tyre bëjnë punë të rënda dhe të rrezikshme për jetën, ndërsa 2500 lypin në rrugë apo lajnë xhamat e makinave për 20 lekë të vjetra.

Mesazhi i ambasadorëve

Është për të ardhur keq por ky është realiteti që ne të rriturit duhet ta ndryshojmë, veçse ky fenomen nuk zgjidhet vetëm me një fushatë sensibilizimi. Kështu është shprehur sot  në Tiranë ambasadori i OSBE-së Florian Rauning ndërsa e lëshoi këtë mesazh për qeveritarët shqiptarë. “Ne të rriturit jemi përgjegjës për sigurinë e fëmijëve dhe për të ndaluar çdo formë pune që dëmton ata. Sot megjithëse ka ligj që kufizon punën e fëmijëve shumë fëmijë shqiptarë detytrohen të punojnë.

Marshimi i femijeve 3

Një studim i bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe INSTAT-it, tregojnë se në Shqipëri punojnë më shumë se 54 mijë fëmijë të moshës nga 5 deri në 17 vjeç, dhe 20 mijë prej tyre bëjnë punë të dëmshme, dhe të rrezikshme për shëndetin . Kjo është një sfidë që nuk mund të fitohet vetëm me anë të një fushte, pasi shteti ka për detyrë të mbrojë të drejtat e fëmijëve,” tha ambasadori i OBSE-së në Tiranë.

 Masat e marra

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme aktualisht po zbatohet një plan veprimi për të ndihmuar dhe rehabilituar fëmijët në situatë rruge, të cilët janë të përfshirë në lypje apo punë të papërshtatshme për moshën e tyre. Deri tani janë ndihmuar të largohen nga rruga 152 fëmijë nga rreth 300 të identifikuar në Tiranë, Elbasan, Durrës.   “Do t’ ju bëja thirrje që të mos harroni që në çdo rast që ju jeni dëshmitar i një rasti trafikimi, të një rasti të shfrytëzimit për punë, të denonconi te strukturat e policisë, të raportoni te numri i telefonit, 116-006, dhe të jeni të bindur që qeveria do t’ju vij në mbrojtje, dhe do t’ju gjendet menjëherë,” tha  Elona Gjebrea zv.ministre e Brendshme. Ndërsa zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj premtoi se në 2016-ën shifra e braktisjes së shkollës dhe e shfrytëzimit të fëmijëve do të jetë zero.

Situata globale

Jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën ka mijëra raste të vogëlushëve që shfrytëzohen për punë. UNICEF dhe ILO raportojnë se 11% e fëmijëve të moshës 5 deri 17 vjeç (ose rreth 168 milionë fëmijë) punojnë në gjithë botën. Megjithë masat e marra nga qeveritë përkatëse ky fenomen nuk është zhdukur. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Barcelona-Deportivo ndeshje e kurdisur, video tregon gjithçka (VIDEO)

Didier Deschamps: Shqipëria ka gjasa të jetë në Euro 2016

Skandal në tregun kosovar: Doreza hekuri (plastike) për rrahje, “dhuratë” fëmijëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni