Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Korrupsioni në Kosovë: Prokurorët të dorëzuar përballë kërcënimeve, s’guxojnë të hetojnë “peshqit e mëdhenj”

by te Sheshi
15/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Korrupsioni në Kosovë: Prokurorët të dorëzuar përballë kërcënimeve, s’guxojnë të hetojnë “peshqit e mëdhenj”

Nga Donat Maloku

Luftimi i korrupsionit vazhdon të mbetet prioritet i shpallur nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, por rezultatet nuk janë askund.

Korrupsioni dhe krimi mbeten plaga më e madhe që ka Kosova, plagë e cila nuk e lë të fuqizohet ekonomikisht por edhe të ec drejt Bashkimit Evropian.

Ky ‘kancer’, ka prekur pothuajse të gjitha institucionet si ato qendrore ashtu edhe lokale.

Zyrtarët që janë zbatues të ligjit lëre që nuk ndëshkojnë zyrtarët e korruptuar por ata për më keq përfshihen në afera të ndryshme korruptive.

Në gjykatat dhe prokuroritë kosovare mijëra lëndë janë të paprekura dhe askush nuk merret me to.  Janë pikërisht lëndët e nivelit të lartë, në të cilat dyshohet se janë të përfshirë zyrtarët e vendit nuk guxojnë të preken nga prokurorët. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se Kosovës i mungojnë ‘heronjtë’ për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë, duke thënë se prokurorët janë dorëzuar pranë shantazheve dhe kërcënimeve që marrin.

Performancë e dobët e prokurorëve

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi Betim Musliu, ka thënë për portalin “Te Sheshi”, se gjetjet e IKD-së tregojnë se sistemi prokurorial assesi nuk ka arritur të ulë ndjeshëm numrin e rasteve të pazgjidhura të korrupsionit.

Betim-Musliu

Ai ka thënë se me hyrjen në fuqi të Planit të Veprimit (4 nëntor 2013), prokuroritë kanë pasur në punë 516 raste të pazgjidhura me 1,682 persona, ndërsa më 31 mars 2015 kanë mbetur 556 raste të pazgjidhura me 1,652 persona, pra ka mbetur gjendja e njëjtë sikurse në fillim kur ka filluar Plani i Veprimit. Ai më tej vlerësoj se në përgjithësi kjo është një performancë e dobët e prokurorëve në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, sepse as gjysma e tyre nuk kanë arritur të zgjidhen.

“Nëse analizohet numri i rasteve në fillim dhe ato që janë pranuar gjatë Planit të Veprimit deri më 31 mars 2015, rezulton se prokuroritë kanë pasur në punë 1,154 raste me 2,961 persona. Prej këtij numri të përgjithshëm prokuroritë kanë arritur të zgjidhin 628 raste apo 54 % të tyre me 1,420 persona apo 47% të tyre. Pra, as gjysma e rasteve nuk janë zgjidhur. Prej këtyre 1,420 personave ndaj të cilëve janë zgjidhur rastet në përgjithësi, prokurorët ndaj 666 personave kanë ngritur aktakuza, ndërsa ndaj 345 personave kanë hudhur poshtë kallëzimet penale dhe ndaj 409 personave kanë pushuar hetimet. Pra më shumë se gjysma janë hudhur poshtë dhe janë pushuar hetimet”, ka deklaruar Musliu.

Isuf_Zejna_KDI

Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se sa i përket drejtësisë në vend, lirisht mund të thuhet se  Kosovës i mungojnë ‘heronjtë’. Ai thotë se deri më tani prokurorët, janë dorëzuar përball kërcënimeve dhe shantazheve që u kanë ardhur nga grupe të njerëzve të politikës dhe parapolitikës. Zejna konsideron se kohët e fundit ka një ndryshim të qasjes së prokurorisë dhe shenja pozitive se diçka ka ndryshuar, por sërish mungojnë rezultatet konkrete për të mundur të vihet në përfundimin se ka ndryshuar qasja e prokurorisë në raport me korrupsionin në Kosovë.

“Nëse analizohet puna a prokurorëve në Kosovë sidomos pas marrjes së kompetencave nga misioni evropianë i sundimit të ligjit EULEX, vërejmë se prokurorët vendor kanë refuzuar të merren me raste të korrupsionit të profilit të lartë. Prokurorët janë efikas në Kosovë vetëm në ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të ulët, kryesisht dhënies së ryshfetit, por jo edhe korrupsionit me tenderët publik në Kosovë. Prokurorët e Kosovës gjithashtu kanë një rol shumë të vogël në hetimin e rasteve të korrupsionit në bazë të detyrës zyrtare. Nga lëndët të cilat procedohen për në gjykata për çështje të cilat lidhen me korrupsioni, vetëm 2% e tyre ngritën si rezultat i hetimeve të prokurorëve. Prokurorët kryesisht marrin rastet nga institucionet e tjera si Policia, të cilat më tutje nuk përpunohen shumë, mirëpo si të tilla dërgohen për në Gjykatë dhe shumë shpesh mbrojta e rastit aty është e dobët. Për më tepër matja e performancës së prokurorëve është e gabuar, pasi që norma e tyre matet me numrin e lëndëve të përfunduara. Lëndë të përfunduara llogariten edhe ato që i ka humbur në gjykatë e që zakonisht janë më të shpeshta. Nuk ka matje të performacës bazuar në rezultatet e punës së prokurorëve, për të parë se sa pasuri e paligjshme është konfiskuar dhe sa është numri i personave që janë dënuar”, ka deklaruar Zejna për portalin “Te Sheshi”.

Ruairi-O’Connell

Ambasadori i ri britanik Ruairi O’Connell ka thënë ditë më parë se të gjithë janë dëshmitarë se Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme dhe sfida serioze në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Luftimi i korrupsionit duhet të udhëhiqet prej brenda institucioneve dhe shembulli do të duhej të jepej së pari prej aty. A është e tolerueshme që të shohim skandale të një pas njëshme të përfshirjes në afera të dyshimta korruptive pikërisht të zyrtarëve që janë zbatues të ligjit dhe të njëjtën kohë të mos shohim ndëshkimin e tyre? Kjo duhet të ndryshojë nga heronjtë e ri të Kosovës, të cilët duhet t’i thonë stop praktikave të deritashme”, ka deklaruar O’Connell. /tesheshi.com/

Tags: Korrupsioni ne Kosove

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Varfëri absolute, jo vetëm në Shqipëri, edhe në Itali janë 4 mln e gjysmë që jetojnë kështu

Varfëri absolute, jo vetëm në Shqipëri, edhe në Itali janë 4 mln e gjysmë që jetojnë kështu

FOTO/Gjyshja ‘e çmendur’, është 101 vjeçe dhe hidhet me litar nga 100 metër lartësi

FOTO/Gjyshja ‘e çmendur’, është 101 vjeçe dhe hidhet me litar nga 100 metër lartësi

15 transferimet që bën historinë

15 transferimet që bën historinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni