Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Korçë: Deri para 100-vjetësh një mysliman dhe një ortodoks nuk mund të preheshin në të njëjtën varrezë

by te Sheshi
22/11/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Korçë: Deri para 100-vjetësh një mysliman dhe një ortodoks nuk mund të preheshin në të njëjtën varrezë
38
SHARES

Nga Vepror Hasani

Deri para 100- vjetësh një mysliman, një ortodoks, një katolik, një protestant, një vllah, një rom apo egjiptian nuk mund të preheshin kurrsesi në të njëjtën varrezë. Edhe të vdekur duhej të ishin të veçuar.

Për këtë arsye, Korça kishte disa varreza, të cilat gjendeshin në katër hyrjet e qytetit. Myslimanët i kishin varret në hyrje të Korçës kur vjen nga Erseka, te vendi i quajtur “Udha e Kolonjës”;  ortodoksët, në hyrje të qytetit kur vjen nga Tirana, te kisha e Shën Mërisë; vllehët, në hyrje të qytetit kur vjen nga Bilishti, te vendi i quajtur “Lëndina e Lotëve”; romët dhe egjiptianët në hyrje të qytetit kur vjen nga Voskopoja. Të katër varrezat gjendeshin brenda në qytet, larg nga njëra-tjetra.

KORCA 3

Qyteti i Korçës pati edhe varrezë të protestantëve. Motrat dhe vëllezërit Qiriazi pas përfundimit të studimeve, u kthyen në Korçë si protestantë. Ata kërkuan të kishin varrezat e tyre, ngaqë ishin të bindur që Mitropolia do t’i linte pa varr, sepse kishin çelur mësonjëtoren e parë shqipe të vashave. Kjo e vërtetë gjendet te një letër e Gjerasim Qiriazit:

“Ndë Korçë, shkruante Gjerasim Qiriazi më 1893,  na është ngritur Mitropolia mbë këmbë se blemë një copë vend për varre pranë kishës së Shenjt Iliut. Ata duan edhe varret t’i kenë monopol. Kur vdes ndonjë nga ata që s’kanë mendjen e tyre, ata shkelin këmbë (ngulin këmbë) edhe nuk lënë të vdekurin të kllitet në varr pa kthyer mendjen e tij.

Për çudi është, sot ndë këtë qindvjet (shekull) të ngjasën këto punë”. (Letër e Gjerasim Qiriazit dërguar Nikolla Naços nga Manastiri në Bukuresht më 27/8 prill 1893. Jepen dy data: allafrënga dhe allaturka)

Korça mund të kishte edhe një varrezë katolike, por kjo kishë u ngrit në vitin 1938, kur krijimi i një varreze të vetme për gjithë qytetin kishte dalë në rend të ditës:

“Me ceremoninë përkatëse madhështore u bë dje inaugurimi i kishës katolike në qytetin tonë prej arqipeshkvit të Durrësit, Imzot Pjetër Gjura. Pas ceremonisë fetare, nga kleri katolik u pritën urime të vizitorëve të ndryshëm”. (“Gazeta e Korçës”, e hënë, 11 korrik 1938)

Pra, gjithkush prej komuniteteve që jetonte në qytetin e Korçës kishte varrezën e vet. Krijimi i një varreze të vetme për myslimanët dhe të krishterët u kërkua nga qeveria pas vitit 1920. Varrezat e veçanta që kishin ekzistuar deri atëherë do të shndërroheshin në lulishte. Sa u zbatua ky vendim i Qeverisë në qytetin e Korçës? Vijoni të lexoni

Në një nga kronikat e kësaj kohe, thuhet:

“Komunikimi për ngritjen e varreve jashtë qytetit, më çdo qytet të Shqipërisë u prit me një gëzim të madh nga të gjithë shqiptarët, dhe në shumë vise (vende) të Shqipërisë ligji u zbatua. Shëmbëllën të parë e dha kryeqyteti duke rrëzuar të gjitha varrezat e përhapura nëpër qytet, duke ngrehur lulishte të bukura, ku eshtrat e të vdekurve prehen me kënaqësi në erërat më të bukura të trendafilave e nën hijen e selvive…” (Gazeta “Koha”, 20 maj 1922)

Shqipëria kish nisur të ndryshonte, kurse në qytetin e Korçës nuk u bë asgjë për zbatimin e vendimit të Qeverisë. U harrua për një kohë të gjatë. Pas katër vitesh, gjejmë këtë njoftim:

“Një prej veprave më të bukura të Këshillës së Bashkisë është sheshimi i varrezave më të hyrë të qytetit, në rrugën principiale të Follorinës (varrezat e vllehëve) do të ishte mirë që te merren masa të shpejta për të gjetur një vend të posaçëm për varrezat, që të sheshohen sa më parë edhe ato të qimitirëve të tjera, si të Shën Mërisë,(varrezat e ortodoksve) ashtu edhe ato që ndodhen në rrugën e Kolonjës (varrezat e myslimanëve), sipër Shëndëllisë, (varrezat e protestantëve), ashtu edhe për zbukurimin e qytetit”

(Shënimet brenda kllapave u bënë nga ana jonë-V.H)
(Gazeta e “Koha”, 30 janar 1926)

 Kronika e mësipërme bën të ditur se varret e vllehëve që gjendeshin te “Lëndina e Lotëve”, ose “Rruga e Follorinës”, “u sheshuan”, që do të thotë se u hoqën prej andej, por në të vërtetë, siç do ta shohim më poshtë, s’kishte qenë gjë tjetër veçse një tentativë e dëshpëruar, pasi asgjë nuk ndryshoi. Varreza vijoi të funksiononte ashtu si më parë.

Çështja e varrezave mbeti në heshtje edhe për 5 vjet të tjera. Korça ishte e gatshme t’i nxirrte varrezat jashtë qytetit, por secili prej komuniteteve të kishte varrezën e vet. Prehja në të njëjtin vend e myslimanëve dhe e të krishterëve vazhdonte të shihej si mëkat.

KORCA 4

Ndryshe nga çfarë kërkohej prej qeverisë, Asambleja e Bashkisë Korçë vendosi krijimin e varrezave të reja për çdo besim fetar më vete:

“Mesa marrim vesh, Asambleja e Bashkisë së këtushme, në mbledhjen e saj që vazhdon, ka marrë në bisedim dhe çështjen e transferimit të varreve në një vend të posaçëm jashtë qytetit duke krijuar qimitirë të posaçëm për çdo fe. Këtë çështje, e cila ka një rëndësi të veçantë, e kemi përmendur disa herë në kolonat e gazetës sonë, dhe gëzohemi kur shikojmë të bëhet fjalë për ngritjen e tyre, por dyshojmë nëse do të realizohet në një kohë të shkurtër”.  Pra nuk bëhej fjalë për një varrezë të vetme. (“Zëri i Korçës”, e martë, 13 janar 1931)

Si kaloi edhe një vit tjetër, në vitin 1932, fal këmbënguljes së Qeverisë Shqiptare, Bashkia krijoi komisionin për gjetjen e një vendi të përshtatshëm, ku do të krijohej varreza e vetme për të gjitha komunitetet:

“Në lidhje me artikullin e botuar në fletoren tuaj më dt 23.03.1932 të këtij muaji, mbi transferimin e varreve, bëjmë të njohur se kjo Bashki që më 2 të muajit vazhdues mblodhi në zyrën e saj një komision të përbërë prej zotërinjve:

Dr. Llambi Dardha, drejtor i spitalit të këtushëm të shtetit,

Dr. Sali Zavalani, mjek i atij spitali,

Dr. Hivzi Kasimati, mjek i Bashkisë, dhe

Dr Pandeli Gliozheni

për të biseduar mbi caktimin e vendit më të përshtatshëm për varrezat e përgjithshme të qytetit tonë në pikëpamje shëndetësie, dhe të gjithë shfaqën mejtimin se vendi adap është në juglindje të qytetit, mbas kishës së Shën Trinisë, duke lënë një distancë minimumi 500 metrash, ndërmjet tyre dhe banesës së fundit të qytetit. Kjo distancë do të merret në konsideratë simbas zgjerimit të qytetit të parashikuar në atë krah dhe për të cilin është përgatitur një plan suplementar i veçantë.

Korçë më 24 /III/ 1932

Kryetar i Bashkisë Tef Naraçi
(“Gazeta e Korçës”, e diel, 27 mars 1932)

Edhe pas kësaj vendimmarrjeje, si gjithnjë, gjithçka u la në harresë. U kujtuan sërish kur një prej ortodoksëve, nën pseudonimin “I miri”, hodhi përsëri idenë e varrezave të ndara sipas feve:

 “…Edhe unë jam i mendimit– shkruante “I miri”- që të ngrihen varret nga vendi ku janë sot (kisha e Shën Marisë), dhe të vendosen gjithë nga ajo anë, nën Shën Mërinë dhe në një distancë të arsyeshme nga qyteti.  …Kjo anë e qytetit vjen tatëpjetë dhe është e unjtër, këtu uji nuk është i mirë, këtu ka valltovina, këtu toka është e lagur dhe e kalbur dhe kështu nuk mund të rrezistojë në lëkundjet e tërmetit. Këtu pra të instalohen varret, të cilët kujtoj se s’kanë nevojë për erë të pastër dhe për ujë të mirë dhe të ndalohet zgjerimi i qytetit nga kjo anë pse është kundër interesave të qytetit.

Sa për varret e vëllezërve myslimanë, këta, jam i mendjes të vendosen ose nga ana e Radanecit ose nga ana e Ravomikut, ku as klima, as toka janë të posaçme për të ndërtuar shtëpi.- I miri”. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 15 korrik, 1933)

Kaluan edhe një vit tjetër pa u bërë asgjë. I vetmi vendim që u mor për këtë çështje ishte ky: varret e vllehëve të transferohen në varrezën e ortodoksve, që do të thoshte se myslimanët dhe të krishterët do të vijonin me varreza më vete ashtu si më parë

Shtypi shkruante: “U vendos që paskëtaj vllehët të mos varrosen më në vendin e varreve të tyre nga “Lëndina e Lotëve”, po të varrosen në Shën Maria. Eshtrat e të varrosurve atje gjer më tani, do të merren pas tri vjetësh, kështu që do të çduken varret krejt nga ai vend për arsye se tokat nga ajo anë do të përdoren për shtëpi dhe po ngrihen gjithnjë godina të reja. (“Gazeta e Korçës”, e enjte, 12 korrik 1934)

Më në fund u bë edhe një tentative tjetër për ti çuar varret te vendi që ishte përcaktuar nga Komisioni i Posaçëm i përbërë nga katër mjekët e përmendur më sipër:

“Informohemi se Bashkia e qytetit tonë ka marrë iniciativën për të transportuar varret e ortodoksëve që janë në një vend të papërshtatshëm, në vendin afër kishës së së Shën Triadhës në juglindje të qytetit” (“Gazeta e Korçës”, e premte, 9 tetor 1936)

 Çfarë ndodhi në të vërtetë e gjejmë të shpjeguar në një artikull të radhës:

Ligji i Bashkive, midis të tjerave ka edhe një artikull, i cili cakton se varret duhet të jenë jashtë qyteteve dhe në largësi të mjaftë prej tyre. Këtë largim të varreve nga qytetet e imponojnë sidomos arsyet shëndetësore ndonse edhe arsyet e tjera psikologjike e estetike kanë rëndësinë e tyre. Për fat të keq ky artikull i ligjit të Bashkisë as është zbatuar ndonjëherë në Korçë, as ekziston ndonjë provë se do të zbatohet për së shpejti, ndonse siç dihet, në Korçë, varret, si të krishterët ashtu edhe muhamedane ndodhen brenda në qytet….(“Gazeta e Korçës”, e hënë 19 dhjetor 1938 )KORCA 1

Nga sa shihet jemi në dhjetor të vitit 1938. Iniciativa e parë u mor në vitin 1922. Që atëherë kishin kaluar 16 vjet. Tashmë Shqipëria gjendej në prag lufte. Nuk kishte më kohë për rregullimin e varreve. Myslimane e të krishterë do të mbeteshin edhe për shumë vjet të ndarë nga njëri-tjetri. Edhe të vdekur nuk mund të preheshin në të njëjtën varrezë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Një sekret i vogël për të hekurosur me lehtësi

Një sekret i vogël për të hekurosur me lehtësi

E diel me shi dhe përmbytje në tërë vendin: probleme në Tiranë, Durrës e Vlorë

E diel me shi dhe përmbytje në tërë vendin: probleme në Tiranë, Durrës e Vlorë

Disa këshilla të dobishme për flokë të yndyrshëm

Disa këshilla të dobishme për flokë të yndyrshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni