Kordinatori i reformës në Drejtësi, Kristaq Traja, paditet nga një familje shkodrane, pasi akuzohet se nuk ka kryer punën si avokat edhe pse ka marrë paratë.
Familja Okaj nga Shkodra ka dorëzuar në organin e akuzës në fillim të dhjetorit 2015 një padi ku akuzon Trajën se i kanë paguar shumën e 8 mijë eurove, pasi ai ju kishte premtuar të tërhiqte nga Ministria e Financave shumën e rreth 821 mijë eurove, një shumë e deklaruar nga Gjykata e Strasburgut si dëmshpërblim familjes Okaj për çështjen e pronave.
Denoncuesit pretendojnë se në bazë të kontratës i kishin premtuar zotit Traja shumën prej 5 përqind të parave që do të tërhiqeshin nga Ministria, pra gati 41 mijë euro.
Por, meqë nuk morëm asnjë euro, shprehen kallëzuesit, ne ja hoqëm prokurën e dhënë zotit Traja në qershor 2015. Sipas kallëzuesve, atyre ndërkohë nuk u është kthyer pas shuma e dhënë prej gati 8 mijë eurove për shërbimin që Traja, në funksionin e avokatit, duhet të kryente.
/tesheshi.com/