Kongresisti amerikan Elliot Engel i cili po qëndron për vizitë disa ditore në Kosovë, gjatë një vizite që i bëri monitoruesve të Demokracia në Veprim ka thënë se është emocionuese për të që të jetë këtë ditë në Kosovë e të shoh se si po zhvillohen zgjedhjet në mënyrë demokratike dhe të pavarur.
Ai tha se është i lumtur që puna e bërë në krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur është kurorëzuar me një sistem demokratik në Kosovë. Ai ka treguar edhe si serbët para lufte u penguan të organizojnë zgjedhje.
“Jemi përpjekur të organizojmë zgjedhje më 1996, por nuk u patëm lejuar nga autoritetet serbe. Por sot jemi në një Kosovë të lirë dhe demokratike. Plot shtete që e kundërshtojnë pavarësinë tuaj nuk e kanë këtë nivel demokracie. Jam krenar dhe i lumtur me miqësinë që Kosova dhe SHBA kanë ndërtuar. Ta dini që ne do të jemi gjithmonë këtu, për t’ju mbështetur vazhdimisht. Mezi pres që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO. Ju falënderoj që gjithmonë më pritni kaq ngrohtë. Kosova është shtëpia ime e dytë”, tha Engel. /tesheshi.com/