Në Ankara sot mbahet Kongresi i dytë i jashtëzakonshëm i partisë qeveritare turke, në të cilin pritet të zgjidhet presidenti i ri i partisë dhe pasardhësi i Ahmed Davutoglu në atë funksion.
Anëtarë, delegatë dhe simpatizantë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nga orët e para të mëngjesit janë duke tubuar para Arenës Sportive në qendër të Ankarasë, njofton Anadollu Agency.
Kongresi pritet të fillojë me një minutë heshtje, në shenjë përkujtimi për të vrarët gjatë sulmeve terroriste dhe intonimin e himnit nacional turk.
Presidenti i AKP dhe kryeministri turk në Ahmet Davutoglu pritet t’i drejtohet të pranishmëve, kurse pas tij pritet të marrë fjalën kandidati për pasardhës të tij dhe Ministri aktual i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Binali Yildirim.
Pas votimit të Komitetit Drejtues të Partisë, të pranishmëve pritet t’u drejtohet përsëri kandidati për udhëheqës të partisë Yildirim.
AKP është partia turke e cila ka fituar në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në vend prej vitit 2002.
Presidenti i Partisë dhe kryeministri i Turqisë Davutoglu në fillim të muajit ka paralajmëruar tërheqjen nga ky funksion, kurse Komiteti Drejtues i Partisë ka emëruar Yildirim kandidat të ri për udhëheqës të partisë. /tesheshi.com/