Tashmë është zyrtare: Kosova dhe Shqipëria do të ndeshen në duelin miqësor më 13 nëntor në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Kemi vendosur të ndryshojmë datën për t`i mundësuar kombëtares shqiptare një tjetër miqësore. Fillimisht kishim paraparë që ndeshjen ta zhvillojmë më datën 17, por tani e kemi ndryshuar dhe do luajmë më 13 nëntor. Tani jemi në pritje të konfirmimit nga FIFA, për ndryshimin e dates”, konfirmoi Vokrri.
Dueli i 13 nëntorit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet ne stadiumin e kryeqytetit në Prishtinë, deri sa ndeshja fillon nga ora 14:00.
/tesheshi.com/