Një ditë para seancës parlamentare të së enjtes, Gramoz Ruçi ka thirrur konferencën e kryetarëve për të përcaktuar modalitetet.
Konferenca pritet që të marrë në shqyrtim një prej kërkesave të depozita nga PD, pikërisht për ngritjen e komisionit ad-hoc për Reformën Zgjedhore.
PD kërkon gjithashtu shqyrtimin e kërkesës për referendumin për mbetjet, për të cilën mazhoranca votoi pro dekretit të ish-presidentit Nishani për ta rrëzuar nismën që vetë kishte propozi një vit më parë.
Gjithashtu PD kërkon të futen në rend të ditës në seancën e nesërme plenare edhe amendamentet që ajo ka propozuar për organet e vetingut. /tesheshi.com/