Prishtinë – Komuna e Prishtinës së shpejti do të fillojë t’i mbulojë shpenzimet e varrimit të qytetarëve, familjet e të cilëve jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike.
Ky pritet të jetë vendimi që do të dalë nga mbledhja e ardhshme e Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndërsa lajmi është kumtuar nga vetë kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Prishtinës do të diskutohet edhe rregullorja për varreza, më të cilën përcaktohen rregullat dhe pagesat për shërbimet e varrimit.
“Me kalimin e buxhetit janë ndarë edhe një shumë parash për të ndihmuar qytetarët me pagesë për shërbimet e varrimit të familjarëve. Me këtë rast nga pagesat për disa nga shërbime do të lirohen rastet sociale dhe kategoritë të tjera të përcaktuara, si dhe nga komuna do të mbulohen një pjesë e shërbimeve të varrimit, si ndihmë në momentet e vështira”, ka shkruar ai në Facebook.
I pari i Prishtinës ka theksuar se Komiteti për Shërbime Publike do të mbajë edhe një takim këtë javë për të diskutuar mbi ndryshimet e fundit të bazuara në komentet e bashkësive fetare në Prishtinë./TeSheshi/
Hi there! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Thanks! I saw similar article here: Blankets