Ndoshta nuk keni dëgjuar ndonjëherë për International Flavors & Fragrances (IFF). Po sikur t’ju thonim se ajo është baza e 38 mijë produkteve në të gjithë botën, përgjegjëse për aromat dhe shijet e tyre të ndryshme?
IFF është një kompani madhështore, multimiliardare që kujdeset për të gjitha produktet kozmetike apo aromat dhe shijet për produktet ushqimore.
Për të arritur suksesin që ka sot kjo kompani, punëtorët që njëkohësisht janë dhe kërkues dhe shkencëtarë, kanë bërë sondazhe dhe intervista të ndryshme nëpër dyqane dhe restorante për të zbuluar se cila është aroma dhe shija e preferuar e konsumatorit dhe se me çfarë shije do të donin ta kishin parfumin apo karamelen e ardhshme.
Pas kësaj iu përvishen punës për të investuar më shumë në produkte që kanë në esencë dëshirën e konsumatorit. /tesheshi.com/