Kosova U-21 ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore me Sachsen U-18 të Gjermanisë, të zhvilluar të enjten në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.
Skuadra e trajnerit Rafet Prekazi mbizotëroi ndeshjen, përkundër shumë mungesa shkaku i takimeve të barazhit.
Ylber Ramadani kaloi Përfaqësuesen tonë në epërsi në minutën 32. Një minutë më vonë, Maximillian Rozen barazoi në 1:1.
Në pjesën e dytë, Kastriot Mehmeti shënoi golin e fitores 2:1 në minutën 83. /tesheshi.com/