Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën në kuadër të ShBA-Karta e Adriatikut (A-5), të shefave të Mbrojtjes të shteteve të Rajonit dhe të Komandës Amerikane në Evropë (USEUCOM), në Ohër, Maqedoni.
Njoftimi dërguar nga Ministria e FSK-së thekson se, qëllimi i kësaj Konference është bashkëpunimi rajonal për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme nëpërmjet mbështetjes së stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta, partneritetiti me NATO-n dhe arritja e caqeve të aftësive profesionale.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rama, në fjalën e tij, në Konferencën Karta e Adriatikut, shprehi gatishmërinë e Kosovës për pjesëmarrje në të gjitha iniciativat rajonale dhe për angazhim të vazhdueshëm për anëtarësim në NATO. /tesheshi.com/