Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kodet e fëmijërisë në Himarë, pikturat që joshën vizitorët e kryeqytetit

by te Sheshi
06/06/2017
in Kulturë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kodet e fëmijërisë në Himarë, pikturat që joshën vizitorët e kryeqytetit

Nga Alba Skëndaj

Në galerinë FAB, prapa Universitetit të Arteve, në Tiranë, qëndroi e hapur këto ditë një ekspozitë mjaft e veçantë.  39 peisazhe, si skena ëndrrash plot dritë e ngjyra, të piktorit Jorgji Gjikopulli, ngacmuan kureshtjen e qindra vizitorëve që e kanë vizituar gjatë ditëve….

“Atje … ku kam qenë, Atje … ku dua të jem”, titulli i kësaj ekspozite, është në të vërtetë një frazë që zbërthen gjithë botëkuptimin e këtij artisti, pikturat e të cilit përcjellin kode dhe mesazhe, që ia behin nga një kohë e largët e shfaqen qartë e me ndikim të fortë emocional si të ishin të momentit. Tablotë me imazhet plot dritë e frymëmarrje të gjerë  nga Dhërmiu, Himara e dhjetra  pamje të tjera të bregut jonian, nuk vijnë si një takim real i artistit me peisazhin, siç në mënyrë klasike perceptohet peisazhi, por  si një takim i ëndërrt, kujtimor i piktorit me detajet më të dashura që i janë skalitur me mendje e zemër, që nga ditët e fëmijërisë së largët e në të gjithë etapat e mëvonshme të zhvillimit të tij artistik e intelektual.

Kur e pyesim për këtë veçori të peisazhe të tij, Jorgji Gjikopulli thotë se kjo frymë e përshkon gjithë veprën e ekspozuar në këtë galeri.

“Nëse i vëzhgon me kujdes tablotë e mia, ato të çojnë në viset e mia, atje ku jam mbrumosur, ku kam kujtimet e fëmijërisë, pasionet e rinisë së hershme, apo përjetimet e viteve të mëvonshme. Imazhet e Dhërmiut, Himarës dhe gjithë zonave të bregut ku unë kam kaluar vitet e fëmijërisë vijnë e shfaqen me atë forcë përjetimi të atyre kohëve…”- thotë Gjikopulli.

Ai është një artist që përçon shumë gëzim me veprat e tij, dhe ky detaj bie menjëherë në sy teksa viziton ekspozitën. “Më pëlqen të përçoj pozitivitet me artin tim.  Drita, hapësira, ngjyrat të japin gazim. Nuk më pëlqen trishtimi, e largoj sa mundem…”, thotë artisti.

Edhe në këtë ekspozitë, siç përshkruan në tekstin kuratorial Edmond Gjikopulli, artisti i ka mbetur besnik vizionit të tij piktorik të kahershëm.

Ja si e prezanton  Edmond Gjikopulli këtë ekspozitë: Në këtë ekspozitë Jorgji Gjikopulli ripropozon një pikturë të përpunuar nën shenjën e subjektivitetit dhe ndjeshmërisë, nostalgjisë dhe utopisë, të shpënë deri në kufijtë e shkëputjes nga figuracioni i zakonshëm përshkrues.

Në peizazhet që rendin të fshijnë në mënyrë progresive koordinatat reale, ai shpalos një interpretim lirik të natyrës, duke “harruar” njëkohësisht tonet lokale, sa edhe pamjen e tyre të zakonshme. Objektet dhe personazhet humbasin qartësinë e kontureve, nëpërmjet një palete koloristike mrekullisht virtuoze, të ngjizur me akorde delikate e të papritura ngjyrash rrezatuese. Prej kësaj aventure gëzimplotë përftohet një maksimum cilësie ekspresive e ngjyrës, e cila “vepron” sipas një formule shpesh të pazakontë harmonie dhe kontrasti.

Këto piktura e marrin arsyen e krijimit gjithmonë në atë territor origjine dhe nostalgjie të vizituar shpesh nga paleta e piktorit. Ato janë një rrugëtim drejt absolutes, në kufijtë e abstraksionit, një intensifikim i vizionit të hershëm të tij, i cili ja mbërrin të krijojë një figuracion përrallor të realitetit, i transformuar nga një dritë me intensitet turbullues, për të na shpënë në territore të reja, utopike e arkadiane. Piktura e tij është një shprehje intime e ndjenjës, mrekullimit ndaj bukurive të fshehura, me personazhet e ngjizura me ngjyrë, që shkrihen me mjedisin e tyre, jo për të riprodhuar një përshkrim të sipërfaqshëm, apo një mjedis të përcaktuar qartë gjeografikisht, por për të krijuar një atmosferë ëndrre piktorike, të pa eksplorueshme fizikisht.

Ndonëse në dukje të pavlerësuara, personazhet dalin aty këtu sa për të na kujtuar se ndodhemi ende në një botë tokësore. /tesheshi.com/

Related Posts

Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Next Post
Turqia në përpjekje për zgjidhjen e krizës së Gjirit

Turqia në përpjekje për zgjidhjen e krizës së Gjirit

Dy vezë në ditë nuk të bëjnë mirë? Gjërat kanë ndryshuar

Dy vezë në ditë nuk të bëjnë mirë? Gjërat kanë ndryshuar

Kryediplomati i Katarit: nuk e dimë nëse kishte arsye të vërteta pas kësaj krize

Kryediplomati i Katarit: nuk e dimë nëse kishte arsye të vërteta pas kësaj krize

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni