Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, deklaroi gjatë një konference për mediat se çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është e mundshme në gjysmën e parë të 2018-ës, pork jo do të varet nga ecuria e reformave.
“Kam ardhur këtu të dëgjoj se cilat janë prioritetet e qeverisë pas zgjedhjeve. Po marr informacionin e duhur për rrugëtimin që do të ndjekë Shqipëria për integrimin në BE.
U takova me Presidentin dhe zyrtarë të tjerë. Reforma në drejtësi nuk është një proces i lehtë, por do të vazhdohet në këtë rrugë”, tha eurodeputeti.
Në vijim ai shtoi se përgjegjësia për çeljen e negociatave është e Këshillit dhe jo e Parlamenit Europian.
“Dua t’iu konfirmoj që ne në PE do vazhdojmë të punojmë dhe inkurajojmë faktorët në BE në mënyrë që negociatat të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen.
Nëse vijohet me rrugën e reformave, vendimi të merret në mars. Me çeljen e negociatave më pas do të kemi mundësi të diskutojmë çështje të tjera deri në momentin që Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE.
Për çeljen e negociatave nuk ka kushte shtesë përveç pesë prioriteteve”, u shpreh Flekcenstien. /tesheshi.com/