Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një mbledhje të zhvilluar paraditen e së martës, ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtarit Qani Hasa.
Sipas informacioneve të fundit, Hasa është pezulluar pas një kërkese të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço.
Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit, akuzohet për fshehje të pasurisë së tij. Ndaj dhe ministri Naço kishte kërkuar shkarkimin e tij.