Një studim i ri ka gjetur se cila është puna më stresuese në botë. Mesa duket sipas tyre puna e kamerierit është në mesin e punëve më stresuese në botë. Studimi, i kryer nga një universitet mjekësor në Guanzhou, Kinë, ku analizoi të dhënat e rreth 138,700 pjesëmarrësve nga gjashtë studime të mëparshme në lidhje me shëndetin në punë.
Ata i klasifikuan punët në katër grupe bazuar në kontrollin dhe përkushtimin psikologjik që kërkonte roli në punë. Punët fizike u klasifikuan si “pasive”, punët me kontroll të lartë si arkitektët dhe shkencëtarët ishin “me stres të ulët”. Ndërsa punët që kërkonin përkushtim dhe kontroll të madh (si mësuesit ose doktorët) ishin “aktive”.
Shkencëtarët gjetën se kamerierët kanë 22% më shumë rrezik nga sulmi në zemër sesa ata me punë që kanë pak stres. Një neurokirurg mund të jetë mentalisht më i lodhur pas një dite pune, por ata vlerësohen më shumë sesa kamerieri i cili vetëm merr porosi./tesheshi.com/