Eshtë publikuar dokumenti me anë të të cilit, kryeministri Rama ka firmosur tërheqjen e padisë ndaj ish-kryeministrit Haradinaj.
Këtë akt, Rama e ndërmorri në kuadër të ftesës për një unitet politik Tiranë-Prishtinë, përgjatë një vizite dyditore në kryeqytetin kosovar. Vizita e tij qe një mbështetje për lidershipin politik të Prishtinës, atë pjesë që akuzohet nga Specialja në Hagë për krime të pretenduara lufte.
Rama e paditi Haradinajn pas akuzave të këtij të fundit për përfshirje të shefit të qeverisë shqiptare në projektin e ndarjes së Kosovës.
Rama e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke e konsideruar sajesë dhe shpifje.
Haradinaj nga ana e tij, ende nuk ka ofruar për publikun të dhënën e tij bazë për artikulimin e akuzës. /tesheshi.com/