Disa fëmijë gjerman kishin dalë për peshkim, por ajo që gjetën nuk qe peshk. Përmes një magneti që kishin vënë në shkopin e peshkimit, ata kapën municion të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Policia tha se zona Gotha, ku edhe u zbuluan mbetjet, nuk paraqiste ndonjë rrezik për shpërthimin e ndonjë pajisjeje, dhe që ajo që kishin gjetur fëmijët ishte vërtetë e pazakontë.
Kur fëmijët e tërhoqën shkopin nga uji, mbetën të befasuar kur zbuluan gëzhoja plumbash dhe mbetje armatimi të ndryshkur.
Edhe pse kanë kaluar 75 vjet prej luftës, Gjermania ende është e ndotur me bomba dhe mjete të tjera shpërthyese të Luftës së Dytë Botërore. /tesheshi.com/