Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kim Mehmeti nga tribuna e Këshillit Opozitar: Më shumë na ka helmuar BDI-ja se sa Jugohromi

by te Sheshi
20/12/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Kim Mehmeti nga tribuna e Këshillit Opozitar: Më shumë na ka helmuar BDI-ja se sa Jugohromi

Nga Mensur Krasniqi

Këshilli Opozitar i inicuar nga Lëvizja Besa, në sallën e stërmbushur të Shtëpisë Ushtarake në Shkup, dje në mbrëmje mbajti tribunën e parë të hapur me temë: “BËHU EDHE TI OPOZITË E SË KEQES”. Të pranishëm në panelin debatues ishin: shkrimtari dhe analisti politik, Kim Mehmeti; kryetarja e Shoqatës së grave “Kumanova 2003”, Ferdese Sulejmani; Mahmut Jusufi, ish-kryetari i gjykatës Kushtetuese; Arjanit Hoxha nga LSHDM-ja; kryetari i Qendrës për Demokraci dhe Zhvillim, Orhan Murtezani; si dhe doktori i shkencave filozofike, Rufat Alili.

keshilli opozitar

Në fjalimin e tij, publicisti Kim Mehmeti ka thënë se gjatë këtyre 25 viteve, e madje që në kohën turkut e gjer më sot, kurrë nuk kemi pasur politikan më gënjeshtar, më të pafytyrë e më injorant se këta të BDI-së. Madje shkaku i kësaj, siç thotë ai, e ndjen veten edhe të turpëruar përpara çdo të riu.

“Ndjehem i turpëruar ngaqë gjenerata ime është ajo që këtë rini e la në duart e banditëve partiakë. Dje edhe pardje, si edhe disa herë më parë, në Tetovë u protestua kundër ndotjes së ajrit. Dhe nëse ne do protestonim kundër gjitha ndotjeve që neve shqiptareve na i bëri BDI-ja gjatë dekadës së fundit, do duhej të rrinim vetëm rrugëve në protesta të pandalshme dhe të ngrinim zërin kundër ndotjes dhe degradimit së arsimimit në gjuhën shqipe, kundër ndotjes dhe shkeljes së dinjitetit shqiptarë dhe kundër helmimit të plotë të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, të cilën shoqëri aq e kriminalizuan, sa ajo sot drejtohet nga banditët lokalë partiakë të BDI-së. Ne jemi aq të helmuar nga ky partizim i shoqërisë sa edhe nuk mund të dalim aq lehtë nga jermia e të shohim se jemi bërë pronë e BDI-së dhe se kjo parti sa nuk ka filluar të kërkojë nga të rinjtë tanë që ata edhe të mos mund të dashurohen mes veti pa pëlqimin e saj, gjë që u ka hije ta bëjnë këta leninistë të përbetuar të BDI-së”, deklaroi Kim Mehmeti.

Mehmeti në vazhdim porositi se ka ardhur koha kur populli nuk duhet t’i mbush sallat por rrugët.

“Dëgjova se Këshilli i familjarëve të të burgosurve lidhur me rastin “Monstra” do organizojnë protesta. Andaj qysh sonte ju ftoj që masovikisht t’u bashkëngjiteni gjitha protestave që i organizojnë qarqet opozitare, me çka do ia rikujtojmë Maqedonisë atë që siç duket ajo e ka harruar: se janë kalbur themelet e shteteve në burgjet e të cilëve janë kalbur shqiptarë të pafajshëm. Andaj Maqedonia duhet një ditë e më parë ta kuptojë se përderisa në burgjet e saj kalben shqiptarë të pafajshëm, Maqedonisë janë duke iu mykur muret, janë duke iu rrënuar themelet dhe nëse nuk e shmangim këtë rrugë të shkatërrimit të shtetit do mund të ndodh edhe fatkeqësia e madhe për të gjithë ne që jetojmë në këtë shtet: të mbetemi viktima në rrënojat e shtetit që jo se nuk mundej, por ne o nuk ditëm, ose nuk deshëm ta ndërtojmë!”, përfundoi Mehmeti.

Nga ana tjetër, kryetarja e shoqatës së grave “Kumanova 2003” Ferdese Sulejmani, sqaroi arsyen që atë e detyroi t’ i bashkangjitet Këshillit Opozitar kundër të keqes së popullit shqiptar, e njëkohësisht duke ftuar sa më tepër gra të aktivizohen në politikë.

“Përvoja ime 20-vjeçare në sektorin jo-qeveritar, më ka detyruar që unë të mendoj se tani ka ardhur koha e duhur që ti bashangjitem Këshillit Opozitar, e cila do të ngritë zërin kundër diskriminimit, pabarazisë, kriminalitetit, kundër të keqes, kundër paditurisë, kundër antivlerave etj. Jam shumë e prekur si nënë si grua, për të gjitha rastet tragjike që na ndodhin vazhdimisht neve shqiptarëve të Maqedonisë… Duhet të japim maksimumin si opozitë e se keqes, sepse e keqja na ka mbuluar nga të gjitha anët”, tha Ferdeze Sulejmani.

Më tutje fjalën e mori Mahmut Jusufi, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese i cili ndër të tjera tha: “Pse pranova të jem pjesë e Këshillit Opozitar? Këshilli është një iniciativë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, dhe që nuk ju pëlqen situata aktuale. Hallet tona i kemi të përbashkëta, dhe është momenti i fundit kur ne duhet të bëjmë gjithçka bashkërisht për të dalë nga kjo gjendje mizore ku ndodhemi si shqiptar në përgjithësi.”

Ndërkaq përfaqësuesi i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni, Arjanit Hoxha, ka shpjeguar dhe zbuluar karakterin dhe synimet e Këshillit Opozitar për të gjithë ata që dyshojnë në çfarëdo prapavije.

“Kohëve të fundit shumë personalitete me qëllim të mirë apo të keq, e parashtrojnë pyetjen se kush janë këta të Këshillit Opozitar? Do të tregojë se cilat janë disa nga synimet e këtij Këshilli të cilat besojmë se do ti arrijmë bashkërisht. Ne jemi një grup njerëzish të cilët duke dashur mos të heshtim, sepse me heshtje bëhemi bashkëfajtor dhe bashkëautor të kësaj të keqe. Jemi grumbulluar që ti them stop kësaj të keqe dhe nëpërkëmbje që u ndodh shqiptarëve të Maqedonisë. Opozita në Maqedoni nuk mundet të jenë vetëm partitë politike, opozitë është gjithkush nga ne qoftë individ, personalitet, arsimtar, shoqatë joqeveritare, të gjithë që nuk pajtohen me këtë pushtet dhe këta përfaqësues shqiptar në Qeveri. Fatin e shqiptarëve nuk mund tua lëmë vetëm partive në duar, sepse për fatin tonë nuk mund të përgjigjen vetëm partitë, prandaj jemi opozitë e së keqes… Synimi jonë është që të afirmojmë vlerat tona kombëtare, vlera morale dhe njerëzore. Të afirmojmë njerëz që mund ta bëjnë ndryshimin, dhe nuk do shesin çështjen kombëtare, dhe njerëzit të cilët edhe në aspektin intelektual dhe profesional mund të ju bëjnë ballë partive maqedonase”, sqaroi Arjanit Hoxha.

Në fund fjalën e mori edhe doktori i shkencave filozofike, i formuar dhe edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rufat Alili, i cili theksoi: “Ky sistem i korrupsionit, ky sistem i kësaj të keqe aq shumë është rrënjësuar dhe radikalizuar, si fillim duhet të kemi si shpresë që ta ndryshojmë. Mendoj se vetëm reagimi, dhe ngritja e zërit ndaj të keqes është e mjaftueshme për ta ruajtur njerëzillëkun, ose dinjitetin e qenies njerëzore, në këtë situatë kur e keqja është kaq e rrënjësuar në shoqërinë tonë, dhe ky duhet të jetë një nga misionet tona kryesore… Këta politikanët tanë mbas 15 vitesh në politikë ata nxjerrin bilbordet dhe thonë “Fillojmë”. Ky është ai mentalitet i cili ne në esencë ne duhet të reflektojmë. Ne nuk duhet të hecim një hap përpara dhe të fillojmë, por ne si votues duhet të kthehemi mbrapa, të mendojmë, të reflektojmë, dhe ta dimë mirë se kujt ia japim votën. ”

Tribuna përfundoj me bashkëbisedim me të pranishmit në sallë, të cilët shtruan pyetje të ndryshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Spanja në zgjedhje të përgjithshme: një parti e tipit “LSI” pritet të vendosë fatin e tyre

Spanja në zgjedhje të përgjithshme: një parti e tipit “LSI” pritet të vendosë fatin e tyre

Ushqime bio, për të parandaluar humbjen e kujtesës

Ushqime bio, për të parandaluar humbjen e kujtesës

Rikthehet Mavraj në paraqitjen e 100 jubilare në Bundesligë

Rikthehet Mavraj në paraqitjen e 100 jubilare në Bundesligë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni