Partitë opozitare të cilat sot do të organizojnë protestë në Prishtinë, kanë bërë gati parullat me të cilat do shpalosin disa nga kërkesat e tyre.
Në protestën e cila do të fillojë nga ora 14:00, ku edhe do të kërkohet dorëheqja e qeverisë, parullat të cilat do të shihen gjatë protestës janë: “Poshtë Qeveria Antikushtetuese”, “ Dorëheqje”, “Isa e Hashimi shkelën 23 nene të Kushtetutës “ Për shtet me sovranitet”, “Poshtë Zajednica”, “Republika nuk e fal shtetin e tokën – ne i falemi Republikës”, “Stop brutalitetit policor”, “liri, barazi, sovranitet, demokraci, drejtësi”.
/tesheshi.com/