Ekspozimi i gjatë në rrezet e diellit i bën të ashpër dhe të djegur flokët tuaj, era dhe kripërat e dehidratojnë dhe e bëjnë të vështirë për tu krehur. Por si duhet të kujdesemi për të shmangur dëmet.
Shampo
Në det flokët janë gjithmonë në ujë, kështu që është e pamundur të mos jenë të pisët. Në mbrëmje është e mjaftueshme ti shpëlani bollshëm me ujë të ëmbël dhe ti rehidratoni me balsam. Ndërsa larja me shampo mund të kryhet në ditë të alternuara. Nëse kemi flokë të thatë shampon duhet ta zëvendësojmë me vaj pastrimi, që mund ta blini në farmaci. Shampo në çdo rast duhet të jetë delikate dhe të përdoret në sasi të vogla.
Bishti dhe gërsheti
Janë një tendencë që nuk mund ti rezistojmë sidomos pasi kemi bërë banjë. Në fakt nuk ka asgjë të keqe, por kujdes të përdorni llastikun e duhur, që të mos i këpusë flokët. Ideale janë ato të mbuluara me sfungjer, apo plastike me spirale, që nuk ka probleme edhe nëse lagen. Mjafton të mos i shtrëngojmë shumë dhe të mos i tërheqim flokët.
Ti mbajmë në hije
Shumë diell u bën keq. Duhet të mbajmë një shami apo akoma më mirë, një kapele në kokë. Përveçse do i mbajë mirë flokët, do i bëjë hije edhe fytyrës, duke mbrojtur sytë dhe lëkurën në vendet delikate.
Jo tharëse flokësh
Është vapë dhe flokët thahen vetë në ajër. Nëse kanë tendencën të ngecen, i krehim më shumë herë gjatë tharjes./tesheshi.com/