Ngjarja e dhimbshme e vrasjes së gjashtë personave në një xhami në Kebek të Kanadasë është shoqëruar nga solidariteti i komunitetit vendas.
Në një shenjë të tillë solidariteti, pronari i një biznesi ka shprehur dëshirën që të heqë shpenzimet e ceremonisë së varrimit për të gjashtë viktimat e sulmit.
“Ardhja në ndihmë familjeve të prekura nga të shtënat e së dielës është vetëm një detyrë e imja si musliman,” është shprehur Mohamad Fakih, pronari i Paramount Fine Foods.
“Kjo është ajo që më ka mësuar Islami, kjo është ajo që më ka mësuar Kanadaja,” tha ai një ditë më parë.
Mohamad Fakih nuk është mjaftuar me kaq, por ka ofruar po ashtu të paguajë për të gjitha riparimet që kishte nevojë Qendra Kulturore Islame e Kebekut.
Për të, ndihma e dhënë me heqjen e këtyre shpenzimeve është një mënyrë për të qenë “pjesë e zgjidhjes”.
Me qendër në Ontario, Paramount Fine Foods është e njohur për shërbimin për komunitetin në kohë nevoje. Vitin e kaluar, zinxhiri u zotua të punësojë refugjatë sirianë në të gjitha vendndodhjet e tij në Kanada. /tesheshi.com/