Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kërkohet rritja e pagës minimale në Kosovë

by te Sheshi
19/03/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kërkohet rritja e pagës minimale në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Që nga viti 2011 paga minimale caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës ka mbetur e pandryshuar.

Sipas ligjit, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik do të duhej të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social.

Për gjashtë vite me radhë, paga minimale në Kosovë ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Ndërkaq, paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon. Edhe Shqipëria nuk qëndron mirë sa i përket pagës minimale.

Sipas EUROSTAT-it, paga minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor është:

Sllovenia 805 euro

Kroacia 433 euro

Mali i Zi 288 euro

Serbia 250 euro

Maqedonia 231 euro

Shqipëria 155 euro

Tërë këto vite krerët e qeverisë dhe disa dikastereve qeveritare kanë deklaruar se ka një përmirësim të situatës ekonomike në Kosovë, duke nisur nga rritja e GDP-së dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi. Por kur ka ardhur çështja të ndryshimi i pagës minimale kjo nuk është bërë.

Përcaktimi i pagës minimale bëhet pasi paraprakisht maten parametrat e zhvillimit ekonomik të vitit paraprak dhe shikohet se a janë plotësuar kushtet që të rritet paga minimale.

Sipas Ligjit të Punës, paga minimale duhet të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare.

Përfaqësues të punëtorëve dhe të bizneseve në Kosovë me vite kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të gjendet një mënyrë për rritjen e pagës minimale në vend.

Sipas një hulumtimi që e ka bërë Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), rezulton se punëtorët e kompanive të sigurimit fizik që bëjnë sigurimin e objekteve të institucioneve qeveritare, kanë marrë pagën bazë minimale dhe kjo është një pagë e vogël për këta punëtorë.

Sipas këtij hulumtimi, këtë pagë minimale e marrin edhe disa nga punëtorët në sektorin e kompanive të vogla, siç janë dyqanet e pavarura zejtare, në hotelieri, por ka edhe kompani të mëdha e që këto janë të lidhura me sektorin e pastrimit e që kryejnë shërbime në institucionet qeveritare.

Ndërsa paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që gjashtë vite, çmimet e konsumit kanë shënuar trend të rritjes së vazhdueshme ndër vite.

Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve, thuhet se në muajin janar të këtij viti, çmimet janë më të larta për 1.7 për qind krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar.

Paga minimale nuk plotëson nevojat elementare për një familje

Qytetarët thonë se paga minimale në Kosovë, por në shumë raste edhe ajo mesatare nuk janë të mjaftueshme për të përballuar koston e jetës. Shumë produkte kanë shënuar rritje të vazhdueshme të çmimeve, e që janë pothuajse të ngjashme me disa nga vendet e zhvilluara evropiane.

“Paga minimale duhet të rritet, çka janë 170 euro ose 130 si pagë minimale, asgjë nuk dalin, dy herë me shku në market i harxhon. Këtë po e shfrytëzojnë shumë kompani dhe po i paguajnë punëtorët duke u bazuar në pagën minimale. Qeveri duhet të ndryshojë pagën minimale dhe ta bëjë një rritje të theksuar”, thotë Blerim Hoti.

Ndërsa Florie Bytyqi thotë se paga minimale duhet të jetë proporcionale me koston e jetës, të ndjekë standardin e jetës dhe çmimet e konsumit.

“Paga minimale duhet të bëhet e barabartë me koston e jetës. Ne jemi dëshmitarë se për çdo vit po ka ngritje të çmimeve për disa nga produktet, e që një pjesë e tyre janë edhe elementare, si vaji, mielli etj. Paga minimale duhet të rritet aq sa një familje të përballojë koston e jetës”, thotë ajo.

Ndryshe, shporta mujore e një qytetari në Kosovë sipas të dhënave zyrtare llogaritet të jetë 115 euro, konsumi për ekonomitë familjare mbi 7500 euro, derisa, paga mesatare për punonjësit në institucionet publike është 429 euro, në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro. /tesheshi.com/

Related Posts

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Denoncoi aparteidin izraelit, një medalje nga Mahmoud Abbas për ish-zyrtaren e OKB-së

Denoncoi aparteidin izraelit, një medalje nga Mahmoud Abbas për ish-zyrtaren e OKB-së

Beben e ngatërrojnë me kukull, habit njerëzit me flokët e saj

Beben e ngatërrojnë me kukull, habit njerëzit me flokët e saj

Analiza: Pse Gjermania nuk i detyrohet Amerikës “para të madhe” për NATO-n

Analiza: Pse Gjermania nuk i detyrohet Amerikës “para të madhe” për NATO-n

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni