Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Talibanët marrin një vendim…

    Talibanët marrin një vendim…

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Analiza: Pse Gjermania nuk i detyrohet Amerikës “para të madhe” për NATO-n

Nga te Sheshi
19/03/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Analiza: Pse Gjermania nuk i detyrohet Amerikës “para të madhe” për NATO-n

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë, presidentit amerikan, Donald Trump dhe kancelares gjermane, Angela Merkel dhe komentet e tyre në konferencën e shtypit që pasoi, kanë ngritur mjaft çështje për debat, ashtu si dhe pritej. Trump përsëriti të premten “nevojën që aleatët e NATO-s të paguanin pjesën e tyre të kostos së mbrojtjes”. Pas kësaj, ai shkroi në rrjetet sociale se Gjermania i ka borxh Amerikës “shuma të mëdha parash” për NATO-n. Dhe, sipas argumentimit të tij, vendi duhet të paguajë më shumë “për pajisjen me mbrojtjen e fuqishme dhe tepër të shtrenjtë”.

Ekspertët e sigurisë reaguan menjëherë duke sulmuar të metat në logjikën e Trump. Në rrjetet sociale, ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Daalder shkroi se buxhetet e rritura për mbrojtjen nga ana e Gjermanisë nuk transferohen drejt Shteteve të Bashkuara. Ai gjithashtu, vuri në dukje se NATO vendosi ta bëjë 2 për qind pragun e detyrueshëm vetëm pak vjet më parë. Aleanca u dha kohë gjithë anëtarëve të saj kohë deri në vitin 2024 për ta arritur këtë objektiv, dhe Gjermania është në rrugën e duhur.

“Komentet e Trump keq-intepretojnë mënyrën sesi funksionon NATO”, thotë Daalder për gazetën “The Ëashington Post”. “Presidenti vazhdon të thotë se ne kemi nevojë të paguhemi nga europianët për faktin se kemi trupa në Europë dhe se furnizojmë mbrojtje atje. Por kjo nuk është mënyra si funksionon e gjitha”.

Pavarësisht këtyre kritikave, kjo linjë argumentimi ka qenë një refren i pandalshëm për Trump dhe administratën e tij. Që kur ishte në fushatë, ai argumentonte se vendet e tjera nuk po kontribuonin atë që duhet për aleancën e mbrojtjes. Anëtarët e NATO-s po u bëhet thirrje të kontribuojnë me 2 për qind të prodhimit të brendshëm për shpenzimet e Mbrojtjes. Gjermania paguan 1.2 për qind, Shtetet e Bashkuara arrijnë deri në më shumë se 3 për qind. Katër vende të tjera – Greqia, Estonia, Polonia e Britania- gjithashtu përmbushin detyrimet.

Këto numra, megjithatë, nuk tregojnë gjithë historinë.

Që nga lufta e Dytë Botërore, Gjermania e ka mbajtur qëllimisht të vogël ushtrinë e vet. Vendi e përcakton veten me pacifizmin dhe angazhimin ndaj idesë “kurrë më”.  Shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë – për rrjedhojë edhe mungesat – janë kritikuar vazhdimisht dhe janë “tallur” në të kaluarën. Në vitin 2014, për shembull, trupat gjermane dolën në titujt e parë të emdias për shkak se ishin të detyruara të përdornin bishta fshese në vend të automatikëve gjatë një stërvitjeje të NATO-s, duke shpalsur në këtë mënyrë ushtrinë e pajisur nën kapacitet.

Por, argumentojnë gjermanët, ata e plotësojnë këtë mangësi në mënyra të tjera. Ashtu si edhe Merkel e argumentoi në një fjalim muajin e kaluar, siguria e përbashkët shkon përtej shpenzimeve ushtarake. Ndihma në zhvillimin ndërkombëtar për gjëra si spitale apo shkolla ndikon po aq shumë për paqen sa edhe armatimet në Europë. “Kur ne ndihmojmë popuj të tjerë për një jetë më të mirë, e parandalojmë në këtë mënyrë krizat, ky është gjithashtu një kontribut ndaj sigurisë”, tha Merkel në një fjalim në Mynih. “Kështu, unë nuk do të përfshihem në një debat se kush ka më shumë angazhim ushtarak dhe kush më pak”.

Ajo dhe liderët e tjerë gjermanë vënë në dukje se janë duke mbajtur barrën më të madhe të krizës së refugjatëve sirianë, duke shpenzuar 30 deri në 40 miliardë euro çdo vit. Nëse kjo përfshihet në bilancin e shpenzimeve, thonë ata, Gjermania është duke dhënë më shumë sesa 2 për qind të buxhetit të saj vjetor për sigurinë. (Ata kanë qenë edhe shumë të shpejtë për të nënvizuar se ndërhyrjet ushtarake amerikane janë arsyeja e një numri kaq të madh të zhvendosurish nga Lindja e Mesme).

Jo të gjithë bien dakord me këto argumente. Për vendet në kufirin lindor të Europës, si Polonia, Letonia apo Lituania – ushtria nuk mund të jetë një ide abstrakte, por një politikë garantuese ndaj pushtimit rus. (Rusia, nga ana e saj, mban tanket dhe raketat të grumbulluara përgjatë kufijve të NATO-s).  në një konferencë, muajin e shkuar,

Artis Pabriks, ish-ministër Mbrojtjeje i Letonisë, u përgjigj shkurt: “Për mua si letonez, tingëllon pak e hidhur që mbështetja për kufijtë e mi dhe siguria e vendit tim të mund të sfidohen për shkak se disa vende të tjera europiane nuk paguajnë pjesën që u takon”.

Dhe Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, tha për revistën “Time” se “nuk ka të bëjë me zhvillim apo sigurinë. Ne kemi nevojë për të dyja”. “Kur jetojmë në kohë me shumë sfida, kemi nevojë të investojmë më shumë për mbrojtjen”, vijoi ai, duke shtuar se po rritet nevoja për paqe dhe siguri që të mbështesë zhvillimin.

Gjermania thotë se do të rrisë shpenzimet ushtarake deri në 3 miliardë euro në vit përgjatë tetë vjetëve të ardhshëm. Deri në vitin 2024, vendi do të përmbushë angazhimin për NATO-n. Plani, megjithatë, ende ka nevojë të miratohet nga qeveria dhe parlamenti gjerman.

Dhe Trump mund ta bëjë gjithë këtë edhe më të vështirë. Ashtu sikundër argumenton akademiku gjerman për politikat e sigurisë,

Marcel Dirsus, kritikat publike të presidentit për shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë mund të kenë pasoja, duke e bërë më të vështirë për kancelaren Merkel që të rrisë buxhetin e vendit për Mbrojtjen, sidomos vetëm disa muaj përpara fushatës së ashpër për rizgjedhjen.

“Një rritje në shpenzimet e mbrojtjes, është ide jo popullore, dhe kështu është edhe Donald Trump. Duke ‘urdhëruar’ Merkelin të rrisë shpenzimet, ai e bën më të vështirë që ajo ta “shesë” në shtëpi këtë ide”, thotë ai.  “Asgjë nuk mund të jetë më e keqe për Merkelin sesa të konsiderohet se po merr urdhëra nga Trump. Së fundmi, unë parashikoj që Gjermania do i rrisë shpenzimet – por me ritmin që ka caktuar vetë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit
Europa

Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!
Turizëm & Udhëtime

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Lajme të tjera
Nishani, tjetër dhuratë partisë së tij: dekoron RD-në

Nishani thërret konferencë “surprizë”: pritet mosdekretimi i Fatmir Xhafajt

Treni nëntokësor më i shpejtë në botë, së shpejti në Angli

Treni nëntokësor më i shpejtë në botë, së shpejti në Angli

“Beteja” për ndërkombëtarët, Basha: Rama shkruan trakte, e kanë braktisur!

"Beteja" për ndërkombëtarët, Basha: Rama shkruan trakte, e kanë braktisur!

TË FUNDIT

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

7 orë Më parë
Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

11 orë Më parë
Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

12 orë Më parë
Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

12 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

20/03/2023
Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist