Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Keqtrajtimi i fëmijëve, sociologët: Mund të ketë raste të tjera, por kamerat nuk do ishin zgjidhja më e mirë

by te Sheshi
15/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Keqtrajtimi i fëmijëve, sociologët: Mund të ketë raste të tjera, por kamerat nuk do ishin zgjidhja më e mirë

Videot rrënqethëse që u publikuan pak ditë më parë në media e rrjete sociale ku dukej qartë se si dhunohej një fëmijë jetim nga kujdestarja e tij në Jetimoren e Shkodrës,  shokoi të gjithë shqiptarët. Edhe pse askush nga ne nuk mund ta besojë dhe ta pranojë faktin se si një kujdestare mund të arrijë deri në atë pikë keqtrajtimi ndaj të vegjëlve, në këndvështrimin e sociologëve kjo ndodhi e ka një shkak dhe një zgjidhje.

Sociologia Entela Binjaku

Sociologia Entela Binjaku thotë se në këtë rast nuk mund të flitet për një shkak të vetëm, por mund të ketë disa faktorë që nisin qysh me mentalitetin dhe normalitetin që shoqëria shqiptare ka për rrahjen e fëmijëve, duke menduar se duke i rrahur ata bëhen më të mirë; mund të ketë si shkak të drejtën e pashkruar që punonjës të tillë i japin vetes nisur nga detyra që mbajnë; mungesa e mbrojtjes që kanë fëmijët jetimë, mungesa e formimit të punonjësve në Jetimore e deri te mungesa e vëmendjes nga kontrolli që duhet të bëjë shteti për këto institucione.  

Sociologia thotë se edhe pse kamera në këtë rast  tregoi për fenomenin, prapë nuk do ishte zgjidhja më e  mirë për ta ndalur fenomene të tilla, pasi ato thjesht nuk duhet të egzistojnë. Dashuria dhe kujdesi ndaj fëmijëve, duhet të vijë dhe të burojë prej vetë dashamirësisë së njerëzve që kujdesen për ta,  sidomos ndaj fëmijëve jetim, ndërkohë që me kamer gjithçka bëhet e imponuar dhe në një moment dhuna mund të përsëritet. E gjitha kjo ka të bëjë më tej me edukimin tonë si shoqëri, që në bankat e shkollave, për të mos u rritur me frymën e dhunës. Shteti po ashtu duhet të tregohet më i kujdesshëm me monitorimin dhe  kualifikimin e personave që zgjedh të punojnë me fëmijët….

 Bisedoi: Entela Canaj

Në këndvështrimin e një sociologeje, si do ta shpjegonit ju rastin e keqtrajtimit të fëmijëve jetimë në Shkodër, apo edhe fenomene të tilla të ngjashme. Cilat janë shkaqet dhe përgjegjësitë në të tilla raste?

Askush nuk i aprovon skenat që pamë, të gjithë janë tronditur nga ato video, dhe kjo bën që të reflektojmë për detyrën që i është dhënë këtyre njerëzve të cilët kanë abuzuar me punën dhe besimin. Shkaqet e vërteta nuk mund ti zbërthejmë pa e njohur nga afër situatën dhe njerëzit që janë përfshirë aty, por mund të jetë niveli i pranimit të dhunës si pjesë e ushtrimit të detyrës; mund të ketë të bëjë me formimin e tyre; me faktin se këta fëmijë janë pa prindër; janë të vegjël dhe kanë frikë të tregojnë se çfarë u ndodh etj.  Megjithatë e  mira e kësaj historie është se shoqëria u tregua solidare, duke  dënuar atë çka ndodhi dhe nga ana tjetër shteti veproi shpejt duke ndëshkuar sipas ligjit personat e përfshirë në ngjarje. Por nga ana tjetër dua të them se fakti që ne si shoqëri befasohemi ende tregon se jemi në mungesë totale të njohjes mbi natyrën  se si i ndërtojmë marrëdhëniet tona shoqërore. Kjo  mund të lidhet me shumë arsye, me mungesën e interesit nga ana jonë për të ditur se çfarë ndodh mes nesh; mund të lidhet me indiferentizimin e lartë që na ka karakterizuar këto kohë; me pamundësinë për të kuptuar se çfarë ndodh, mund të lidhet me një lloj krize të identititeit tonë për tu thelluar më shumë në raportet që ne ndërtojmë, apo me një lloj mosbesimi që ne tregojmë ndaj asaj pune që bën shteti për të survejuar ose për të pasur nën kujdes instituicionet e veta.

Çfarë tregon e gjitha kjo histori?

Gjithë kjo histori tregon jo vetëm praninë  e dhunës në shumë institucione tonat, dhe kemi shumë raste që nuk i identifikojmë dot sepse nuk i kemi të filmuara apo të identifikuara. Apo kemi raste të tjera kur njerëzit kanë frikë të pohojë atë çfarë ndodh brenda mureve. Kjo histori tregoi që kemi nevojë të jemi të vëmendshëm ndaj cilitdo zhvillim brenda shoqërisë sonë.

Mendoni se do të ishte zgjidhja më e mirë vendosja e kamerave në çdo institucion të tillë, sidomos aty ku ka fëmijë?

Nuk  e di nëse është gjëja më e mirë që të vendosim kamera në këto institucione, duhet parë si fillim ligjërisht si e koncepton ligji këtë gjë. Por nuk besoj se i bën mirë shoqërisë hyrja deri në paranoja të tilla, ne duhet të ndërtojmë institucione ku trekëndëshi i bashkëpunimit fëmijë-mësues-prind (komunitet) të jetë gjithmonë e më i fortë, gjithmonë e më i shëndetshëm. Në rastet e pranisë së kamerave sigurisht ne mund të ndihmojmë vtebesimin tonë përmes survejimit, por nga ana tjetër kam frikën se vëmë në dyshim pikërisht punën që bëhet në institucionet tona, mund të ishte një formë por nuk besoj se është e vetmja. Duhet të punojmë në mënyra të tjera shumë bashkëpunuese për të rritur cilësinë  e punës dhe të edukimit të fëmijëve sepse ata fëmijë janë vetë shoqëria jonë e sotme dhe e ardhme.

Kualifikimi i punonjësve mendoni se është në nivelin e duhur në institucionet shqiptare?

Nuk dua të paragjykoj protagonistëtt e kësaj ngjarje, por në përgjithësi natyrisht që po, duhet kualifikimi përkatës. Unë shikoj që sfida më e egër në të gjithë mjediset tona zhvilohet mes paafatësisë dhe të aftëve. Fakti që gjithmonë e më shumë ne shikojmë skenat e epërsisë së dhunës emocionale, psikologjike, vjen pikërisht për shkak të kësaj përplasje të fortë që ka mes të paaftëve dhe të aftëve, ku këta të fundit ndihen gjithmonë e më shumë në minorancë dhe të parët zënë pozicione kyçe dhe për këtë arsye shikoj që fenomeni lë shumë për të dëshiruar. Mënyra se si kanë ardhur në pozicione të caktuara lë shumë për të dëshiruar dhe kjo bën që gjithë panorama e zhvillimeve të lërë shumë për të dëshiruar, dhe më tej akoma  e gjitha kjo bën që ne të mbetemi në shërbime minimaliste ndaj komunitetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Bie nga avioni, vajza arrin të shpëtojë e gjendet pas disa ditësh në mes të xhunglës

Bie nga avioni, vajza arrin të shpëtojë e gjendet pas disa ditësh në mes të xhunglës

Simotra spanjolle e Syriza-s, Podemos distancohet nga Greqia: Nuk jemi si ata

Simotra spanjolle e Syriza-s, Podemos distancohet nga Greqia: Nuk jemi si ata

Kotzias takon homologun Bushati, cili është propozimi i ri grek për marrëveshjen detare

Kotzias takon homologun Bushati, cili është propozimi i ri grek për marrëveshjen detare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni